Gjykata e Vlorës ka pezulluar nga detyra drejtorin e Albpetrolit, Endri Puka. Ne fakt, vendimi është marrë në datën 2 qershor 2017 dhe firmosur nga gjyqtari Albert Spiro, pas një kërkese të paraqitur nga prokuroria, e cila po e heton Endri Pukën për shpërdorim detyre me pasoja të rënda financiare.
Endri Puka po hetohet nga organi i akuzës në lidhje me shkeljen e disa kontratave koncensionare në mënyrë arbitrare, duke sjellë barrë për financat shtetërore por dhe me pasojë ndotjen e mjedisit. Puka u vendos në këtë post në vitin 2013 si një sugjerim i deputetit Koço Kokëdhima