Home KRYESORE Prokuroria nis hetimet për rrahjen e sekretarit të përgjitshëm të MAS nga...

Prokuroria nis hetimet për rrahjen e sekretarit të përgjitshëm të MAS nga vëllai i Artur Bushit

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për një incident të ndodhur rreth një javë më parë në shkollën “Shote Galica” në Fushë Krujë. Nga sa thuhet në media më 5 qershor vëllai i Artur Bushit, kryebashkiakut të Krujës dhe shefi i komisariatit kanë rrahur sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca. Pasi Sali Berisha denoncoi këtë skandal të publikuar edhe në media, oficeri i policisë gjyqësore të Krujës ka referuar ngjarjen në prokurori. Opinion.al ka siguruar dokumentin e referuar në organin e akuzës për ndjekjen penale të këtij rasti, që nëse do të vertetohet do të ishte në kufijtë e një skandali. /Opinion.al

Statusi i Berishës për rrahjen e Plarent Ndrecës

Share: