Pak a shumë në të njëjten orë, me një diferencë 30 minuta, PS dhe LSI kanë paralajmëruar 2 mitingje të mëdha, respektivisht LSI në Durrës dhe PS në Tiranë.
Ndryshe nga LSI, mitingu i PS-së në sheshin Nënë Tereza, Tiranë do të jetë mitingu përmbyllës i fushatës së kësaj partie. Për këtë shkak është lajmëruar nga policia edhe bllokimi i disa rrugëve në kryeqytet pas orës 17:00.
Ndërsa mitingu i LSI-së do të mbahet në shëshin Ilira të Durrësit. Në të njëjtën orë, por në dy qytete të ndryshme LSI dhe PS do të kenë një përballje mitingjesh ku priten akuza të ndërsjellta edhe pse janë akoma aletë në qeveri.
Këto 2 mitingje ndoshta mund të jenë 2 tubimet më të mëdha të këtyre dy forcave politike para heshtjes zgjedhore, ku ato kanë mundësi të akuzojnë njëra-tjetrën.
Ndonëse pak kush do ta mendonte para datës 18 maj se LSI dhe PS do të përfundonin si armike 3 ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit.
Marrëveshja e Ramës me Bashës u duk si një goditje direkt për Ilir Metën dhe partinë e tij, marrëveshje e cila do ia vështirësojë marrjen e shumë mandateve Metës në këto zgjedhje.
Deri para kësaj marrëveshje Rama e cilësonte Metën si një aleat strategjik dhe i pyetur nga Sokol Balla në Top Story për sigurinë e vazhdimit të koalicionit me të, ai u shpreh duke ngritur 10 gishta, por qysh atëherë gjërat kanë ndryshuar dhe para pak ditësh në Ora Neës Rama u shpreh se nuk ka shanse që të ketë një koalicion paszgjedhore më LSI-në.
Në të tillë situatë një marrëveshje mes tyre duket shumë larg dhe e vetmja gjë që i lidh janë akuzat për tepsie e timon, akuza të cilat do jenë edhe refreni i mitingjeve të sotme./ Lapsi.al