Home KRYESORE Pse humbi Partia Demokratike? Nga Miranda Haxhia

Pse humbi Partia Demokratike? Nga Miranda Haxhia

Pse humbi Partia Demokratike?

‘Sot nuk bera asgje, as dje nuk kam punuar- por nuk kam mbaruar ende’ Vlen kjo fjale e urte per humbjen e Bashes kete here.

Sepse ne vend qe te ulej koke me koke me demokratet e thjeshte, bisedoi tinez me z. Rama;

Sepse injoroi shtresen gjithmone ‘antikomuniste’ te ish te perndjekurve, perkundrazi, mbivleresoi bij e pinjolle te komunisteve te vjeter;

Sepse, nuk zgjodhi perfaqesues nga baza qe te prinin fushaten e listat, por ua importoi nga ‘aferat’ e Tiranes.

Sepse nuk e çmoi eksperiencen e disa liderve demokrate si: J, Topalli; R. Bode, A. Patozi, por i zevendesoi me njerez qe vleren e pare qe shfaqen, qe patetizmi ne ditet e çadres.

Sepse, ne vend qe te degjonte demokratet e thjeshte ne çdo cep te Shqiperise, shpiku nje ‘Shqiperi- çader’ qe, kurrsesi nuk i mbante dhe perçonte dot kauzat e medha e te djathta.

Sepse, nuk diti te ishte gjitheperfshirese, por e perçau te Djathten e bashkoi kulisat e interesaxhinjve.

Sepse, asnjehere nuk i vleresoi, respektoi, pagoi mjaftueshem komisioneret e saj, te cileve, edhe racion buke u dhane nga tepricat e tyre komisioneret e PS.

Sepse asnjehere nuk e permendi pas mbylljes se çadres, rrezikun e kanabizimit te vendit, nga i cili nuk rriten vetem çmimet e apartamenteve, por edhe çmimi i nje vote plus.

Sepse nuk fitohet me euforizem bosh, por me argumente, logjistike, strategji.

Mjaft te kthente koken pas ne fushaten e 2005-ses dhe te gjurmonte strategjine e dr. Berishes; sepse perse vlen kujtesa dhe historia nese nuk çmon te mirat e se shkuares?!

Share: