Home KRYESORE ” Qen dinjitoz”

” Qen dinjitoz”

Nga Moza Demiri

Tek po hidhja nje sy neper postimet e miqve, u ndala tek nje shtepi fshatari te mjeruar qe po priste “miq” nga “mehalla e politikes” te cilet kishin ardhur me j’a lyp fshatarit – dmth, ate….voten e famshme.

U bera kurioze dhe u ndala te “pergjoja” se ç’po ndodhte, kur c’te shoh; qeni qe “zihej” me te zotin e shtepise – nuhati eren e keqe.

– Ai lehte se nuk donte qe ata te hynin ne shtepi te zhgrapnin voten, fshatari e shtynte i turperuar per sjelljen jo te mire, duke u zgerdhire me “mysafiret e sjellshem”…..me llokumet dhe rakine e fshatarit ne dore, u rroken fort e fort mes “miqsh” a thua se kishin lind nga nje konak, e zhyten ne muhabet “burrash”

… Nderkohe qeni nuk pushonte se lehuri me dinjitetin e tij qe kerkonte t’ja impononte me pahir edhe Padronit, i cili qenronte gatitu me shishen e rakise ne dore.

Muhabeti vazhdonte….qeni nuk pushonte se lehuri dhe pse padronit i vinte turp nga mosmikpritja e tij…keshtu i lash…ku shkel politika, fut ne sherr dhe qent me te zon e shtepise…

Share: