Home KRYESORE Rama i përgjigjet Metës: Shqipëria s’ka nevojë për britma e kërcënime

Rama i përgjigjet Metës: Shqipëria s’ka nevojë për britma e kërcënime

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimeve të presidentit të zgjedhur Ilir Meta se nuk do dekretojë qeverinë e dalë nga zgjedhjet e vjedhura, si dhe për akuzat gjatë ditës së djeshme nga Meta, i cili tha se përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj 18-vjeçarit, mbështetës të LSI-së në Zharrëz të Fierit është Edi Rama.

Përmes një statusi në ‘Twitter’ Rama shkruan se Shqipëria s’ka nevojë për britma e kërcënime.

Ja dhe statusi i Edi Ramës:

Shqipëria s’ka nevojë për britma e kërcënime po për shtet,punë,mirëqenie. Ndaj mos flasim me vete e për vete po me njerëzit e për njerëzit.

Share: