Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një statusi në rrjetet sociale ka komentuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 25 Qershorit, ku në avantazh të dukshëm po kryeson Partia Socialiste.
“Mesa duket e fitoi bastin! Ta gëzojë Shqipërinë! Sfida reale është ngritja e opozitës. Vendi pa opozitë bëhet përfundimisht diktaturë”, shkruan Manjani qe njihet si kundershtar i kryeministrit Edi Rama