Home KRYESORE “Samir Mane i bëri bashkë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, zbulohet pakti”

“Samir Mane i bëri bashkë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, zbulohet pakti”

Marrëveshja e pajtimit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është arritur pas intervistës që Basha ka dhënë në një televizion të njohur kombëtar dhe atë e ka ndërmjetësuar biznesmeni Samir Mane.

Pjesë e marrëveshjes është edhe një leje për një objekt shumëkatësh në qendër të Tiranës për Manen.

Portali ka tentuar të marrë një përgjigje nga z. Mane lidhur me ndërmjetësimin e tij, por kontakti me të ka qenë i pamundur. Ai i ka miq të mirë edhe Ramën dhe Bashën, ndonëse personalisht nuk është i përfshirë në politikë.

Ndikimin e Manes te Basha dhe Rama, ditë më parë, e ka konfirmuar edhe opinionisti kosovar Baton Haxhiu.

Haxhiu, njeriu më i afërt i Ramës, ka thënë për një emision në Kosovë se kryeministër faktik i Shqipërisë është Mane. “Samir Mane është prapa të gjitha zhvillimeve politiko-mediale në Shqipëri”, ka thënë ai.

Mane, i cili është edhe pronar i objektit afër Liqenit, po ashtu kishte pasur pajtimin e Bashës dhe Ramës edhe për këtë objekt, shkruan gazeta Shqip/ 360grade.al/

Share: