Home KRYESORE Ish-agjenti i shërbimit britanik para vdekjes e pranon se e ka vrarë...

Ish-agjenti i shërbimit britanik para vdekjes e pranon se e ka vrarë princeshën Diana me urdhër të familjes së saj

Një agjent i pensionuar i MI5, John Hopkins (80), pranoi një varg të vrasjeve të pabesueshme pasi doli nga spitali në Londër, duke thënë se i kanë mbetur vetëm disa javë jetë dhe nuk dëshiron të vdes pa e treguar të vërtetën, transmeton InfoPress.

Hopkins pretendon se ai ishte i përfshirë në 23 vrasje të agjencisë britanike të inteligjencës në mes të viteve 1973 dhe 1999, duke përfshirë edhe vrasjen e Princeshës Diana.

Hopkins, i cili 38 vjet ka punuar si një operativ për M15, pretendon se ky shërbim është përdorur shpesh për vrasjen diskrete të individëve të cilët janë konsideruar si kërcënim për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar.

I maskuar si inxhinier mekanik dhe ekspert në municion Hopkins pretendon të ketë përvojë të gjerë në metodat konvencionale të vrasjes, duke përfshirë kimikate dhe helme. Intelegjenca britanike pretendon se ai ishte pjesë e një qelize të shtatë operativëve të cilët kryen vrasje politike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e viktimave ishin politikanë, aktivistë, gazetarë dhe udhëheqësit e sindikatave.

Për princeshën Diana tha se ajo ishte unike në mesin e viktimave të tij, dhe se ishte e vetmja grua që kishte vrarë ndonjëherë, si dhe personi i vetëm nga Shoqëria Mbretërore. Ajo është gjithashtu e vetmja viktimë vdekjen e së cilës e ka urdhëruar vetë familja mbretërore.

Nga njëra anë, Diana ishte “e bukur, dhe e dashur” që nuk të humbte jetën kaq e re, por sipas pikëpamjes së tij ajo kërcënonte kurorën mbretërore.

“Familja mbretërore kishte prova që planifikon të divorcohet nga princi Charles. Ajo e dinte shumë sekrete mbretërore. Bosi im më tha se ajo duhet të vdesë. Ai mori urdhra direkt nga princi Filip, dhe është dashur ta bëjmë që të duket si aksident. Unë kurrë nuk kam vrarë një grua, aq më pak një princeshë, por kam zbatuar një urdhër. Unë e bëra atë për mbretëreshën dhe vendin. Fazën e ardhshme e konspiracionit të nivelit të lartë përfshinte edhe mediat të cilat kanë bërë pjesën e tyre”, tha ai.

Ky ishte një aksion i organizuar mirë

Ish-oficeri i zbulimit  që po kalon ditët e tij të fundit në shtëpi, tha se pret të arrestohet, pas rrëfimit të tij. Hopkins ka shpjeguar se çdo hetim në këtë çështje do të jetë i vështirë për ta dëshmuar dhe “shumë i komplikuar”, sepse ka disa të dhëna të shkruara të aktiviteteve sekrete MI5,  si dhe “shumica e kolegëve të mi tashmë të vdekur”, u shpreh ai.

Dëshmitari më i rëndësishëm për vrasjen e Princeshës Diana, shefi i Hopkins, vdiq nga një atak në zemër në vitet 2000, dhe Princi Philip, “natyrisht, kurrë nuk do të jetë i akuzar”. Nëse Princi Philip i lejon ndonjëherë ta analizojë një psikiatër, unë jam i sigurt se ai do ta deklarojë si psikopat”, shprehet ai.

Kur e pyetën pse nuk refuzoi ta vrasë princeshëm Diana, ai u përgjigj:” Ne në shërbim të MI5 betohemi për besnikëri ndaj Kurorës. Nëse do të kisha refuzuar do të isha shpallur tradhtar dhe do ta kisha shkatërruar jetën time”, përfundon ai. /Gazeta InfoPress.

Share: