Home KRYESORE Shenjestra e Erdoganit, tepsia e Rames dhe timoni i Shqiperise!

Shenjestra e Erdoganit, tepsia e Rames dhe timoni i Shqiperise!

Nga Kreshnik Osmani

Perpara se te analizojme deklaraten e Presidentit Turk ne keshtjellen mediatike te Rilindjes, duhet te analizojme me kujdes ingridientet kryesore te daljes se tij, duke nisur me vendin, kohen, stilin, deklaratat, permbajtjen, strategjine, intonacionin, mimikat dhe ne fund erëzat qe nuk i ndahen çdo “pjate” te diplomacise.

Nuk dua te zgjatem shume por ne gjuhen e politikes simbolikat kane shume domethenie dhe ato percjellin shpesh me shume mesazhe se vete deklaratat. Tek simbolikat e perdorura me nje stil krenarie dhe autoritet te veshur me petk te holle modestie vihen re tre boshte kryesore qe perbejne edhe kollonen vertebrale te mesazhit te Presidentit Turk.

1- Percaktimi i shenjestres.
2- Perkedhelja e te zotit te shtepise.
3- Orientimi strategjik i rajonit dhe mesazhet per Europen dhe Rusine.

Pikesepari, zgjedhja e Top Kanalit dhe e Kol Balles per te percjelle mesazhin e rendesishem nuk eshte nje gjetje nga ana e tij dhe per kete pike mendoj se e kane keshilluar gabim. Media ne fjale eshte kanali me turkofob dhe me islamofob ne historine mediatike te Shqiperise dhe i vetmi kanal ne trojet shqiptare ku nuk eshte thirrur kurre nje ezan ne historine e ramazaneve postkomuniste. Ne historine e tij nuk ka patur kurre nje ezan ne respekt te banoreve agjerues te Republikes. Qofte dhe nje te vetem sa per shenje. Asnjehere te vetme, jo. Ata e urrejne gjithçka qe mban era orient, perveç rasteve kur flitet per euro e dollare.

Lideri autoritar dhe islamisti euroatlantist mund te kishte qene me i kujdesshem ne kete pike sepse gjithçka stonon me mesazhin e dhene dhe ate qe ai perfaqeson. Ky eshte nje tregues i qarte se ai u perpoq te komunikoje me te gjithe shqiptaret dhe jo vetem me muslimanet, siç e interpretuan disa. Per te arritur kete ai ishte i gatshem edhe te paguaje fature. Ndoshta, perkedhelja e tij per kazanin e preferuar mediatik te Rilindjes eshte sulm Ertugrulist per ta futur edhe ate ne thes pas pushtimit me telenovela turke te Klanit te Sandrit dhe te Vizion Plus. Une kaq kuptoj te tjerat i di vete ai.

Ndermjet percaktimit te shenjestres, perkedheljes se Rames dhe Orientimit strategjik te rajonit mesazhet e kreut te Ankarase me rezultojne te jene te perqendruara ne keto boshte kryesore:

1- Erdogan zgjodhi shtepine e tij dhe jo zyren per te dhene mesazhin sepse per Shqiperine dhe synoi te percjelle mesazhin se per shqiptaret nuk flet thjesht si nje President i nje shteti aleat por flet si per nje pjese te shtepise dhe te familjes se tij.

2- Gazetari i drejtoi pyetjet ne anglisht dhe jo ne shqip per te dhene mesazhin se kemi ardhur te takojme me lejen e Uashingtonit dhe te kuptojme, te lexojme deklaratat dhe t’i interpretojme ato me gjuhen e tij. Kjo ishte nje taktike e Rames per te zhvleresuar foton e Bashes me Trump.

3- Presidenti turk la te kuptohet se agjenda e Ankarase dhe e Uashingtonit per rajonin eshte shume e ngjashme per te mos thene e njejte, duke perdorur edhe terma qe mund te nenkuptojne nje kujdestari te Ankarase per sigurine dhe stabilitetin rajonal me autorizim amerikan.

4- Presidenti turk u impostua si lider rajonal duke e trajtuar Greqine dhe Italine prej partnereve kryesore te Shqiperise, pra duke marre nje rol bashkepunues dhe aspak destruktiv, konkurues e perçares sa i perket ekujlibrave rajonalë, por njekohesisht duke percjelle mesazhin se çdo lloj tentative per ta anashkaluar ate, nuk do te mirepritet ne Ankara.

5- I bindur se kryeministri i Shqiperise nuk ka asnje synim tjeter veç timonit dhe tepsise dhe se ate nuk e lidh asgje tjeter veç pushtetit me Turqine i ofroi mbeshtetjen e tij (me spond) kryeministrit shqiptar duke e kushtezuar ate mbeshtetje me shkaterrimin dhe eleminimin e FETO-s, grupimit Gylen i akuzuar per pergatitjen e grushtit te Shtetit ndaj Qeverise se tij Korrikun e kaluar. Ai u tregoi shqiptareve se kryeministrat e tyre nga Nano, tek Berisha e deri tek Rama kane patur mbeshtetjen e tij. Edhe ky eshte nje tjeter pozicionim apo qasje gati-gati amerikane per Shqiperine duke lene te kuptohet se marredheniet e Ankarase me Tiranen nuk jane te lidhura me ngjyren politike te qeverise ne Tirane dhe as ndikohen fare prej partise qe vjen ne pushtet.

Njelloj siç ndodh me Amerikanet. Ata i kane marredheniet me te gjithe njelloj. Pra, FETO dhe Grupimi Gylen ishin shenjestra e pare dhe kryesore e intervistes se tij. Fatura e derguar prej Rames per kerkesen e tij ishte nje perkedhelje publike, pritja e Kolit ne Shtepine e tij, nje luçidim per kazanin e tij mediatik dhe nje mbeshtetje politike per nje mandat te dyte.

6- Presidenti turk i percolli mesazh te gjitha paleve politike ne Shqiperi se qofte ne menyre direkte apo nepermjet kartave te shumta qe ai mund te luaje ne Uashington, BE e rajon, Ankaraja ka ne dore te vonoje, te spostoje dhe te veshtiresoje garen per pushtet të çdo faktori politik te brendshem apo rajonal qe perpiqet ta ç’bëjë, ta zbehë apo ta anashkaloje influencen e Ankarase.

7- Paralajmerimi i paleve te treta (sipas inotonacionit dhe shenjave) ndaj Rusise se çdo perpjekje e saj per ta depertuar rajonin jashte rregullave te lojes gjeopolitike dhe pa lejen e saj, eshte tejkalim i vijave te kuqe euroatlantiste dhe se kjo nuk do te mirepritej as ne Ankara as ne Uashington dhe sigurisht qe nuk do te lejohej.

8-Presidenti turk preferoi te duket sikur i dergoi mesazh te koduar BE-se dhe veçanerisht Gjermanise se Turqia nuk do te nguroje te ushtroje influencen e saj ne Ballkan per sa kohe BE do te tregohet e ngathet me rajonin dhe se duke nxitur stabilitetin dhe bashkepunimin rajonal ai nuk do te behet pengese per rrugetimin e Rajonit drejt Bashkimit Europian. I vetedijshem se Europa nuk ka shume kohe per Ballkanin pas BREXIT dhe lekundjeve te medha te nentokes politike europiane pas ardhjes se Trump ne Shtepine e Bardhe ai po perpiqet te konsolidoje pranine e Turqise ne Shqiperi dhe ne rajon duke kujtuar tre miljarde dollare te investuar ne Shqiperi.

9- Erdogan percolli nje tjeter mesazh te rendesishem politik qe konsiston ne faktin se timoni gjeostrategjik i rajonit eshte ne duar shume me te medha dhe me te rendesishme se ato te kryeshoferit dhe te pergjegjesit te tepsise duke nenvizuar se lideret politike jane te perkohshem dhe kalimtare.

10- Duke i uruar fat mikut te tij Rames ne garen e brendshme elektorale presidenti turk ra ne nje lapsus i cili mund dhe duhej te ishte evituar. Pozicionimi politik i nje lideri te nje vendi mik tek loja e brendshme politike shkakton plage te medha te cilat nuk mund te mbyllen lehte. Kryeministri Rama ka nje bilanc negativ me shqiptaret dhe ka me te gjithe ne, me mjerimin, me vuajtjen dhe me varferine nje raport sterr te zi. Kjo qasje shkakton pakenaqesi Zoti President dhe nje zemerate e cila mund te instrumentalizohet negativisht kunder vete Turqise. Pra eshte njelloj si te shkosh t’ia lyesh qerpiket dhe t’i nxjerresh syte.

11- Duke kerkuar nje bashkepunim dhe unitet ndermjet kryeministrit Rama dhe Presidentit te zgjedhur Meta, ai synoi te ç’tensionije lojen e brendshme politike ne vend, por edhe te paralajmeroje hipotetikisht nje perseritje aleance te mundshme ndermjet PS -LSI, gje qe ka shume pak ose aspak gjasa te ndodhe!

Share: