Nga Ilir Demalia
Si ke qenë e si të bonë!
Sheshi Skëndërbe si kaush burgu apo një kabanon torturash.
Në këtë muaj të fushatës zgjedhore që ngjason me fushatat e korrje-shirjeve të komunizmit, dhe ku, qyqarët banorë të Tiranës ndjekin partitë e tyre që kanë sjell vendin dhe Tiranën në këtë gjendje shkatërrimi të pakthyeshme për tu rregulluar më si qytet, dhe jo vetëm shkatërrim historik, dhe jo vetëm si shkatërrim urban, dhe jo vetëm si shkatërrim autentik kulturor, dhe jo vetëm si shkatërrim demografik me dyndje barbarësh dhe legalizim të barbarisë duke legalizuar pronat e marra me barbari të autoktonëve, dhe jo vetëm me shkatërrimin e qytetarisë, dhe jo vetëm zhdukjen e vlerave të kryeqytetit si njerëzore dhe urbane, por edhe me shkatërrimin e qëndrës së kryeqytetit sheshin Skëndërbe, ku tashmë, pas nje pampersi të kryetarit Bashkisë Berisha-Basha, kryetari Ram-Veliaj i vuri pllakën e varrit këtij sheshi me mermer si kualicion i ardhëshëm por që ka qenë aty prej dhjetorit 1990 si marveshje.
Në këtë situatë Tironës i ka vdekur qytetaria. Tirona tashmë banohet nga barbarë të legalizuar nga barbaria politike e këtij tranzicioni, si në politikë, administrate, sport e kulturë dhe nga qyqarët tironas të nëpërkembur si qaramanë në mitingjet e partive.
E themë këtë për qytetarët e Tironës duke përfshirë dhe veten, se po të kishim pasur pak dashuri, dhimbje, dinjitet e krenari për qytetin ku lindëm dhe u rritëm nuk do ta kishim lejuar këtë barbari nga barbaria kësaj klase banditësh, kriminelësh, mashtruesish që ju akoma i shkoni mbrapa pë ti votuar këtyre që ju vranë qytetin këto 26 vjet.
Këta duhen groposur poshtë mermerit të sheshit dhe jo më ti besosh shtetin dhe kryeqytetin.
Kurrë nuk është vonë!