Home KRYESORE Shullazi denoncon prokurorët për falsifikim dokumentash

Shullazi denoncon prokurorët për falsifikim dokumentash

Emiljano Shullazi dhe 4 miqtë e tij akuzojnë prokurorët se falsifikuan dëshminë e biznesmenit Ylvi Beqja.

Raportohet se sipas Shullazit, procesverbalet e dëshmisë së biznesmenit kanë të njëjtën orë dhe kanë kundërthënie mes fjalive.

Ndërsa ne sallën e gjyqit ndodhej dhe dëshmitari, biznesmeni Ylvi Beqja, të pandehurit kërkuan pezullimin e gjykimit ndaj tyre deri në sqarimin e plotë të pozicionit të dy prokurorëve. Trupi gjykues pranoi që kallëzimi të depozitohet në Prokurori.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela, Blerim Shullazi u arrestuan 1 vit më parë me dyshimin se kërcënuan me jetë Mynyr Konin e Dhori Kulen për t’u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës.

Pas ndalimit të tyre Prokuroria zgjeroi hetimet për një sërë veprash penale përfshi dhe kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqaj i cili është dëshmitar në gjyq.

Share: