Home KRYESORE Sondazhi i “Gallup”, Aleanca Popullore: Një arsye më shumë për të votuar...

Sondazhi i “Gallup”, Aleanca Popullore: Një arsye më shumë për të votuar kundër

Aleanca Popullore ka reaguar sot për sondazhin e “Gallup”, ku theksohej se mbi gjysma e shqiptarëve dëshirojnë të largohen nga Shqipëria.

Ndërkohë që pas Shqipërisë, sipas sondazhit vinin dy vende afrikane, Liberia me Kongon, ndërsa Siria rezulton në vendin e nëntë.

“Aleanca Popullore shpreh trishtimin e saj që Shqipëria në periudhën 2013-2016, përveçse ndodhet në tre vendet me përqindjen më të lartë në botë të popullsisë që do të emigrojë, është shteti që ka shënuar rritjen më të madhe të këtij treguesi.

Aleanca Popullore i cilëson gjetjet e sondazhit të “Gallup”-it si shenjën më domethënëse të humbjes së besimit nga qytetarët, për shkak të keqqeverisjes së partive dhe pengmarrjes së shtetit”.

Për këtë arsye Aleanca Popullore fton edhe një herë qytetarët t’i thonë “JO me votën e tyre varfërisë, drogës, krimit, korrupsionit e zhvatjes”.

“Vetëm duke VOTUAR KUNDER më 25 qershor mund të japim një mesazh të qartë e domethënës se pazaret politike që dalin mbi ligjin nuk mund ta mbysin shpresën e ndërtimit të Shqipërisë“, përfundon Aleanca Popullore.

Share: