Nga rezultatet paraprake të KQZ-së, rezulton që të ketë një numër shumë të lartë të votave të pavlefshme. Nga të dhënat paraprake, të paktën 5 e 25 shqiptarë, pavarësisht se kanë shkuar pranë qendrës së votimit, kanë preferuar ta kthejnë atë në të pavlefshme. Numri është paraprak, pasi janë numëruar deri më tash (04:55) 846 kuti nga 5 362 të tilla në të gjithë vendin. Lista e atyre që e kanë çuar dëm votën e tyre pritet të rritet e shtimin e kutive të numëruara.
Kjo vjen per shkak te ligjit i cili nuk arrin te shquaj votat kunder dhe votat e hedhura gabim. Aleanca Popullore eshte partia qe u ka bere thirrje qytetareve qe te votojne kunder duke i vene kryqin fleteve te votimit. Duket se keto vota mund te jeje rezultat i pergjigjes se qyetetareve ndaj apelit te Aleanca Popullore e cila me pare veprimtarine ekstra ligjore te Komisionit Qendror te Zgjedjeve e ankimoj edhe ne Kolegjin Zgjedhor