Home KRYESORE The Guardian: Suksesi i Albin Kurtit dhe rreziku që të përsërisë fatin...

The Guardian: Suksesi i Albin Kurtit dhe rreziku që të përsërisë fatin e Tsipras

Britania nuk është i vetmi vend që përjetoi zgjedhje të parakohëshme në qershor. Në Kosovë, koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën ka dalë në vend të parë me 34% të votave. Fitore, por jo e mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Ky mund të jetë lajm shumë i mirë për Vetëvendosjen, një lëvizje politike e majtë që fuqizoi qëndrimet anti-kolonialiste si përgjigje ndaj administratës së ndërkombëtarëve neoliberalë që drejtuan Kosovën e pasluftës.

Vetëvendosja fitoi më shumë karrige në parlament se çdo parti tjetër, duke marrë rreth 26% të votave.

Edhe pse Vetëvendosja do të duhet të zgjedhë një partnere në koalicion për të formuar qeverinë, kjo është një fitore historike, një fitore mbi koalicionin e “krahut të luftës”, që drejtohet nga anëtarë të diskutueshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kundërta ndodh me ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që është simbol i rezistencës paqësore kosovare. Kurti ka qenë burgosur nga regjimi serb gjatë luftës, dhe pas lirimit ai u fut në politikë për t’iu përgjigjur problemeve të vjetra politike dhe problemeve ekonomike të Kosovës së pasluftës.

(Kandidati për kryeministër dhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti duke festuar, të dielën.)

Duke u përballur me një dëshpërim ekonomik, të shkaktuar nga privatizimet e ndërmarrjeve publike, stanjacionit ekonomik dhe qëllimeve të Serbisë për të minuar përpjekjet e Kosovës për pavarësi, Vetëvendosja u krijua në vitin 2004 si një lëvizje autonome social-ekonomike për vetëvendosje.

Kritikat për kongjergjencat e korrupsionit lokal dhe ndërkombëtar të pasluftës, rezononim me qytetarët kosovarë, që ishin lodhur nga një koalicion i lehtë mes ish-kryekomandantëve dhe administratorëve ndërkombëtarë. Aktivistët e Vetëvendosjes punuan me qytetarë të margjinalizuar, për të krijuar një fjalor të ri politik që do të prodhonte kritika të vazhdueshme ndaj gjithçkaje që kishte shkuar keq me punët e brendëshme të Kosovës së pasluftës. Vetëvendosja sfidoi edhe retorikën nacionaliste të heronjve të luftës, por edhe pretendimet e Serbisë mbi Kosovën.

Fitoret elektorale të partive inspiruese të majta nuk janë të paprecedenta në Ballkan. Në Greqi, fitorja e Syrizës në vitin 2015 hodhi rreze shprese në rajon, me politikat e saj anti-shtrënguese, me një ristrukturim ekonomik dhe politik që do të adresonte tjetërkund kërkesat e kursimit të BE-së. Si kryeministër, Alexis Tsipras konsolidoi pushtetin e tij. Por prapë se prapë, Syriza u bë e padallueshme nga partitë e mëparshme liberale greke, dhe provat për këtë ishin që nga shkarkimi i ministrit të Financave Yanis Varoufakis si pasojë e presionit të BE-së, e deri tek dërgimi refugjatëve në Turqi, sipas marrëveshjes BE-Turqi.

Fati i Syrizës duhet të shërbejë si një paralajmërim për turmat që po gëzojnë sot në Kosovë. Vetëvendosja duhet të adresojë varfërinë ekonomike të krijuar nga reformat disa vjeçare në tregje dhe privatizimin e pasurive publike, përkeqësimin e infrastrukturës arsimore dhe shërbimeve sociale që po performojnë më keq se institucionet paralele të nëndheshme që ekzistonin nën sundimin serb. Kritikat e saj për privatizimet, si “një model korruptiv, që kontribuon në rritjen e papunësisë, dëmtimin e ekonomisë, dhe bllokimin e zhvillimit ekonomik të vendit”, duhet të transformohen në politika, që nga shfuqizimi i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, që ka lehtësuar procesin e privatizimit, e deri tek investigimi i proceseve problematike të prokurimit, që kanë krijuar një oligarki biznes-politike.

Lidhur me sovranitetin, Vetëvendosja duhet të ndjekë parimet që e iniciuan këtë lëvizje, pa përfshirje të jashtme nga BE-ja ose konsulentë të tjerë jo të zgjedhur ndërkombëtarë, që vendosin për të ardhmen e popullit të Kosovës. Edhe më me rëndësi është që Vetëvendosja të ndryshojë qasjen ndaj negociatave me Serbinë dhe BE-në, në të cilat Kosova nuk është trajtuar si viktima e dhunës së Serbisë, por anasjelltas. Të qëndruarit besnik ndaj sloganit të saj “Jo negociatave”, pra pa u njohur krimet e luftës së Serbisë, është me rëndësi jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha krimet e sponsorizuara nga ky shtet në të kaluarën, por edhe tani, që heshten në kuadër të politikave “të pajtimit”.

Kjo duhet të përfshijë dëmshpërblimet e luftës dhe çështjen e ratifikimit të kufijve të Kosovës me Serbinë. Qeveria e re duhet t’ua bëjë të qartë ndërkombëtarëve se Kosova nuk mund të negociojë me një vend që refuzon të pranojë krimet e saj, dhe vazhdon të mohojë të drejtën e Kosovës për të ekzistuar në diskursin e saj zyrtar.

Për Kosovën është po me kaq rëndësi një angazhim i ri ndaj minoriteteve rome dhe serbe, që nuk trajtohen sipas udhëzimeve të OKB-së për diferencimin etnik, racor dhe fetar të pasluftës, por falë integrimit gjithëpërfshirës ekonomik dhe politik. Dhuna ndaj grave dhe komuniteteve gay, një fenomen i përhapur i pasluftës, duhet të trajtohet seriozisht, përtej modeleve të zhvilluara të sjella nga organet e Bashkimit Europian, të cilat kanë bërë më shumë dëme sesa shërim.

Mbiqkyrja dhe sigurimi i komuniteteve myslimane përmes projekteve kundër radikalizimit duhet gjithashtu të marrë fund, pasi me një politike shekullare ekstreme dhe me varfëri, ato kanë kontribuar në rekrutimin e disa të rinjve kosovarë nga Shtetit Islamik (ISIS) si luftëtarë.

Kërkesat e Bashkimit Europian duhet të trajtohen me indiferencë për sa kohë që nuk pranohen nga kosovarët, një popull sovran, i lirë për të zgjedhur dhe përcaktuar të ardhmen e tij. Vetëvendosja paraqet shpresën që kosovarët kanë pritur për më shumë se tre dekada. Slogani i saj “#mezemër” ka fituar mbi popullin e Kosovës. Le të shpresojmë që të jetë kjo forca politike që do ta udhëheqë qeverinë e re të Kosovës dhe të mbajë premtimet e saj.

The Guardian, pështati LAPSI.AL 

Share: