Home KRYESORE Vendet më paqësore në botë, ja e sata renditet Shqipëria

Vendet më paqësore në botë, ja e sata renditet Shqipëria

Shqipëria është rritur me një vend në listën shteteve më të qeta dhe të paqta në botë. Nga vendi i 58 vitin e kaluar, këtë vit është radhitur në të 57-in.

Paqja globale duket se është përmirësuar pak gjatë vitit të kaluar.

Indeksi Global i Paqes 2017, nga Instituti i Ekonomisë dhe Paqes (IEP) zbuloi se niveli global i paqes u përmirësua pak, me 0.28 për qind në pikë. Gjithsej 93 vende janë përmirësuar, ndërsa 68 vende janë përkeqësuar.

Islanda mbetet vendi më i qetë në botë, duke mbajtur pozicionin që ka zuri nga viti 2008. Ajo pasohet nga Zelanda e Re, Portugalia, Austria dhe Danimarka.

Shqipëria radhitet e 57-ta me 1.908 pikë dhe në vend të 4-të në Ballkan. Kosova radhitet e 76-ta, Mali i Zi i 67-ti, Greqia e 73-ta, Serbia, një vend sipër nesh e 56-ta. Ndërsa Maqedoni, si vend më pak i qetë në Ballkan duke u renditur e 95-ta.

Në anën tjetër, Siria mbetet vendi më pak paqësor në botë, i ndjekur nga Afganistani, Iraku, Sudani i Jugut dhe Jemeni.

Indeksi shënohet në një shkallë prej një deri në pesë, ku njëshi është më paqësori, pesa më pak paqësori.

10 vendet më paqësore:

10 vendet më pak paqësore:/360grade.al/

Share: