Home KRYESORE Video/ Incidenti i Ramës në Sarandë që e shtangu

Video/ Incidenti i Ramës në Sarandë që e shtangu

Dje Rama ishte në Sarandë në kuadër të aktiviteteve politike të partive.

Duke ecur në një zonë të qytetit mjaft afër me qendrën, ai u përball me një incident që e fëlliqi keq. Ai u përball me një rrugë të prishur e plot baltë aq sa për disa çaste ngeli pa vepruar dhe nuk po arrinte të kalonte.

Pas disa momenteve ai futet në baltë dhe ecën më tej. Por siç dihet bashkinë e këtij qyteti e drejton Florjana Koka e Partisë Socialiste. Sigurisht kësaj rradhe Rama nuk mund të thotë se rruga ishte e keqe për shkak se keqadministrohej nga një kryetar bashkie i opozitës. Nga video në vijim, rruga duket se është vërtetë në një gjendje skandaloze. Me pak fjalë, një “rilindje e vërtetë urbane”.

Media

Share: