Home KRYESORE (VIDEO) Kontrolle intesive anti-drogë në Dibër, monitorime nga toka dhe ajri dhe...

(VIDEO) Kontrolle intesive anti-drogë në Dibër, monitorime nga toka dhe ajri dhe nuk gjendet asgjë!

Policia e Shtetit po ndërmerr një operacion për parandalimin dhe gjetjen e lëndëve narkotike në Dibër. Monitorimi po bëhet nga toka dhe nga ajri.

Nga ajri po monitorohet nga helikopteri i policisë, ndërsa në rrugë tokësore po ushtrojnë kontrolle grupe pune të përbashkëta me përfaqësues të pushtetit vendor e inspektoriatit pyjor.

Deri tani nuk është zbuluar asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike.

-Ky operacion u shtri në Tomin, Kastriot, Fushë-Çidhën, Sllovë, Kala e Dodës, Reç, Zall- Dardhë, Lurë, Arras, Muhurr, Selisht, Luzni. (Bashkia Dibër). -Lugina e Fush-Bulqizës, e Zerqanit dhe e Shupenzës. (Bashkia Bulqizë). -Njësia Administrative Ulëz, Baz, dhe Komsi (Bashkia Mat).

Share: