Në ndryshim nga vitet e tjera kuadri ligjor i zgjedhjeve 2017 nuk lë shteg abuzimi. Për zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën, duke e ushtruar funksionin në favor të subjekteve politike gjatë fushatës elektorale, ka vetëm një alternativë dënimi dhe ky është burgu. Së bashku me këtë alternativë, drejtori i INFOCIP, anëtar i Dhomës Zgjedhore, Gert Shella, ka bërë të ditur edhe përmbajtjen e raportit special të hartuar pas monitorimit të situatës së krimit zgjedhor. Ku ndër të tjera jepen edhe emrat e zyrtarëve të kapur në shkelje të ligjit, të cilët janë kallzuar penalisht në prokurori të akuzuar për konsumim të veprave penale që kanë të bëjnë kryesisht më shpërdorimin e figurës së zyrtarit publik në fushatë zgjedhore, e parashikuar kjo nga neni 328/a i Kodit Penal.
Ja lista e të proceduarve:
-Drejtori i Spitalit Rajonal Berat, Idlir Frashërin.
– Drejtori i Tatimeve të Kukësit Albert Halilaj.
-Dy doganierë të degës së Tiranës dhe Kakavijës, respektivisht Adriatik Hamza dhe Misto Kano.
– Elez Gjoza, administrator i Njësisë Administrative nr. 2 në Tiranë.
-Fadil Nasufi, kandidat për deputet i Qarkut Berat, si dhe Regjistruesi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ledian Shehu.
– Plarent Ndreca, Sekretarin e Përgjithshëm i Ministrisë së Arësimit.
-Ardit Hotaj, me funksion politik, koordinator i LSI në Malësinë e Madhe, si dhe verifikimin e rolit të kandidatëve për deputet për Qarkun Shkodër Agron Çela dhe Dritan Ylli në këtë proces.
– Saimir Plaku, drejtor i Zyrës së Punës në qytetin e Kuçovës.
-Ed Rama, kryeministër i vendit.
-Dritan Leli, kryetar i Bashkisë Vlorë.
-Sonila Peza, përgjegjësen e Zyrës Arsimore Kavajë .
-Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz.
Të gjithë këta zyrtarë akuzohen për konsumim të veprave penale: “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”,” Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,” Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, etj. /CityNews