Home KRYESORE Alizoti: Basha më ka zhgënjyer, Republika e Re ishte dështim Baze: PD...

Alizoti: Basha më ka zhgënjyer, Republika e Re ishte dështim Baze: PD nuk humbi nga kunati i Bashës

Alizoti: PD nuk foli vetëm LSI ka bërë opozië ne zgjedhje. Për çfarë na duhet një garë kur pas dy javësh na vjen prap z. Basha kryetar, ne na duhet analiza, jemi 200 mijë vota mangut, për çfarë na duhet kjo garë. Vetëm LSI bëri opozitë për zgjedhjet. PD nuk doli në asnjë deklaratë zyrtare, Kryesia nuk funksionon as te PD, as te PS, në Shqipëri këto nuk funksionojnë. Basha më ka zhgënjyer në momenet e fundit, Republika e Re doli një dështim. Në të gjithë kemi humbur, do jemi katër vjet në opozitë.

Baze: Lulzim Bashës nuk ja njeh njeri vllain por kunatin, nuk ja njeh njeri babain por vjehrrin, unë mendoj se kunati është më i aftë sesa Basha. Dhe përfolja e kunatit është se ai është përzier në punët e tyre. Nuk është kjo arsyeja pse familja e Bashës është përzier, nuk ka humbur nga kjo. Në parlament nuk është Këlliçi por ai që ka mundur Këlliçin.

Share: