Nga Arben Isaraj
Shqipëria është Republikë parlamentare. Pushtet i vetëm qëndror në Shqipëri i zgjedhur drejtëpërdrejtë nga populli është – Deputeti.
Në Shqipëri, Presidenti nuk zgjidhet nga populli por nga deputetët. Pushteti i Presidentit nuk është pushtet i drejtëpërdrejtë por i derivuar. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nuk flitet për President të zgjedhur dhe për president në detyrë.
Kushtetuta na tregon vetëm se populli zgjedh deputetët dhe këta zgjedhin Presidentin.
Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit (kjo me detaje proceduriale) tregojnë, se kur dhe si betohet deputeti. Kushtetuta në neni 71 të saj shpjegon se, mandati i deputetit, i shpallur i zgjedhur nga komisioni zgjedhor përkatës, mbaron “kur ai nuk bën betimin”.
Tani, duke qënë se Shqipëria, nuk ka bërë kushtetueshmërisht asnjë kompromis midis parlamentarizmit dhe presidencializmit;
duke qënë se Shqipëria nuk ka asnjë grimcë kushtetuese të tregojë se është Republikë gjysëm presidenciale;
Pushteti i derivuar (Presidenti) nuk mund të pretendojë e përfitojë të drejta, që tejkalojnë statusin e Pushtetit të drejtpërdrejtë (Kuvendi).
Prandaj, Kushtetuta e Shqipërisë dhe Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë (ligj “Për Presidentin” nuk kemi), nuk e kanë parë as të arsyeshme e as të nevojshme, të “harxhojnë” frymë kushtetuese dhe ligjore për të përcaktuar detajet e betimit presidencial.
Si më sipër dhe thënë më qartë, procedura e betimit e ndjekur për pushtetin e drejtëpërdrejtë (Deputeti), duhet të ndiqet edhe për pushtetin e derivuar (Presidenti).
Bërja e betimit (pavarësisht zgjedhjes nga populli apo nga deputetët) lejon ushtrimin e detyrës nga pushteti i drejtëpërdrejtë apo i derivuar.
Mosbërja e betimit (pavarësisht zgjedhjes nga populli apo nga deputetët) nuk lejon ushtrimin e mandatit apo detyrës nga pushteti i drejtëpërdrejtë apo i derivuar.
Pra, një shans për të gjithë, sepse kështu kërkon Kushtetuta që duam./pamfleti.com