Home KRYESORE Astrit Patozi paralajmëron krijimin e një force të re politike: Do jetë...

Astrit Patozi paralajmëron krijimin e një force të re politike: Do jetë një projekt kombëtar!

Me fjalët se “kjo lëvizje nuk lindi nga asgjëja e nuk do të shkojë drejt hiçit”, Astrit Patozi ka hedhur për herë të parë idenë e krijimit të një force të re politike brenda të djathtës. “Një projekt kombëtar” e quajti Patozi atë që sipas tij do të qëndrojë si një gozhdë në trutë e demokratëve dhe të gjithë atyre që duan një Shqipëri më të mirë.

Në fjalën e tij, Patozi kërkoi edhe njëherë anulimin e zgjedhjeve të 22 korrikut në PD duke iu drejtuar Lulzim Bashës me fjalët “mos shko drejt asaj dere or trim”.

“Basha është njëri prej nesh, me të cilin jemi gati të bashkëpunojmë, por e kemi pasur kryetar dhe jo mbret. Ne duam PD që ka vend për Bashën, atij i duhet një parti.

Kërkoj të ndalet farsa e të hapet gara. Lulzim Basha! Ke ende disa orë kohë të ndalësh një traumë tjetër për demokratët!

Nuk ngjite, nuk shkrepe e nuk çele qoftë edhe një ditë të vetme

E nuk ka shans të rilindësh për ta udhëhequr PD drejt fitores, përndryshe do hysh në histori si politikani më famëkeq që shkatërroi partinë që përmbysi komunizmin. Mos hyj në atë derë or trim!

Ndërsa ti Eduard, bëji selam Bashës edhe pse jeni çifti ende i pamartuar i PD-së, çoje deri në fund këtë shërbim dhe kthehu andej nga ke ardhur se këtu nuk i duhesh më as dreqit, demokratëve jo e jo.

Thirrja ime për demokratët është kjo: Injorojeni farsën e 22 korikut, nuk mund të bëhmi pjesë e maskaradës që kërkon rrëmbimin e mandatit të kryatrit, këto nuk janë zgjedhjet tona!

Nëse 22 korriku nuk ndalet, asgjë nuk do të jetë më si më pare. Kjo lëvizje nuk lindi nga asgjëja dhe nuk do të shkojë drejt hiçit. Do mbetemi si gozhdë e ngulur në trutë e demokratëve por edhe të atyre që duan që ky vend të ndryshojnë për më mirë, ndaj dhe ky është dhe do jetë një projekt kombëtar” ishte mesazhi i Patozit.

Share: