Home KRYESORE Basha dhe Selami përballen sot në Gjirokastër

Basha dhe Selami përballen sot në Gjirokastër

Gara mes dy kandidatëve demokratë për kreun e Partisë Demokratike do të zhvendoset ditën e sotme në qarkun e Gjirokastrës.

Në disa takime të ndryshme në këtë qark, dy kandidatët do të bëjnë publike platformat e tyre për rikthimin e PD-së në pushtet. Eduard Selami ka rritur dozën e kritikave për rivalin e tij Lulzim Basha, ndërsa ky i fundit deri më tani është duke u munduar të rregullojë “imazhin” që i dhanë zgjedhjet e 25 qershorit, duke ia adresuar humbjen vjedhjes së votave dhe lidhjes së qeverisë me krimin.

Share: