Home KRYESORE Basha OSBE-se: Na vodhën zgjedhjet me paratë e drogës dhe banda!

Basha OSBE-se: Na vodhën zgjedhjet me paratë e drogës dhe banda!

Duket se Lulzim Basha e ka kuptuar më në fund se marrëveshja e 17 Majit nuk e ndali manipulimin e zgjedhjeve në 25 Qershor.

Në takimin që pati me drejtuesit e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Peter Teljer, Lulzim Basha rreshtoi të gjitha momentet që çuan në manipulimin e zgjedhjeve në 25 Qershor sipas PD.

Në njoftimin që shpërndau Partia Demokratike dallohen disa nga pikat që sipas Lulzim Bashës ndikuan në manipulime.

Blerja masive e votave, shoqëruar nga mbledhja e kartave të identitetit.

Bandat kriminale vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, si dhe vetë strukturat shtetërore,

shumëfishimi i listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votës,

punësimet masive në administratë dhe ente publike,

përdorimi i parave të përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike policia nuk ndërmori asnjë veprim,

banditët e detyruan të tërhiqej qytetarin që ishte gati të dëshmonte.

Këto nuk ishin zgjedhje demokratike, raportohet nga PD, i tha Lulzim Basha vëzhguesve të OSBE-së.

Pikërisht parandalimi i fenomeneve të tilla ishte arsyeja që kreu i Partisë Demokratike qëndroi për më shumë se 8 orë me kryeministrin Edi Rama. Në fund ai ra dakort që 6 ministri dhe disa drejtori, të drejtoheshin nga njerëz të propozuar nga PD.

neve na duhet te kujtojme se gjatë fushatës, Basha nuk foli në asnjë moment për rrezikun e manipulimit, madje ditën e zgjedhjeve, PD nuk pati asnjë deklaratë për këto çështje.

Share: