Home KRYESORE Bregu: Basha po vulos humbjen! PD s’bëhet me ngriva-shkriva

Bregu: Basha po vulos humbjen! PD s’bëhet me ngriva-shkriva

Majlinda Bregu akuzoi Lulzim Bashën se me vendimin e Kryesisë për të hyrë në zgjedhje pa bërë më parë një analizë të humbjes, po përpiqet “t’i vendosë kapak humbjes së 25 qershorit”.

“Kemi nxituar për t’i vënë një kapak humbjes dhe për të thënë që kjo që ndodhi ndodhi. Ky është një gabim i rëndë. PD po vazhdon lojën luftash që po përçan demokratët dhe nuk po i bashkon. Në vend të analizës, po rendim për të vënë gjoba njëri kundër disave dhe disa kundër disave”, tha ajo.

“Vazhdon loja ngriva shkriva në oborrin e Partisë Demokratike. Në vend që të flasim dhe shohim humbjen tek vetja, fajësojmë oborrin para nesh. Sot është një ditë e vajtueshme për PD. PD nuk bëhet me lojëra kapricoze dhe fëminore brenda nesh”, shtoi ajo.

Share: