Për Endira Bushatin, anëtare e Kryesisë së PD, dy ishin arsye kryesore pse forca politike që ajo përfaqëson humbi thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.
E ftuar e intervistën e mbrëmjes në Ora News, Bushati tha se e para lidhet me marrëveshjen Rama-Basha dhe e dyta listat për deputetë.
Për marrëveshjen ajo tha se rezultoi të ishte fillimi i humbjes së PD. Sa i përket listës së kandidatëve për deputetë, Bushati e konsideroi si një akt personal të Lulzim Bashës dhe sipas saj ishte antistatutore.
Kritike anëtarja e Kryesisë së PD u shpreh dhe për mënyrën sesi lideri demokrat artikuloi problemet e kanabisit dhe krimit në fushatë, për të cilat tha se Basha foli vetëm në javën e fundit.