Home KRYESORE Deklaratat e Patozi, reagon Ristani: Keqardhje që negocimi quhet pazar

Deklaratat e Patozi, reagon Ristani: Keqardhje që negocimi quhet pazar

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar në “facebook” ka reaguar ndaj deklaratës së Astrit Patozit, i cili tha në emisionin “Top Story” se Basha i ofroi pazar që ai të mos e sfidojë.

Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negocimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar.

Reagimi

Ne permbushje te detyrave te mia si Sekretar i Pergjithshem i PD dhe ne interesin e saj me te mire, kam bere perpjekje qe gara per kryetar te PD te ofroje garanci statutore, gjithperfshirje dhe te jete nje proces bashkimi per partine ashtu sikurse nje proces emancipimi per te gjithe shoqerine!

Keqardhje qe “negocimi” per garanci statutore dhe kushte te barabarta gare konsiderohet si pazar.

Pazari nuk ka qene dhe nuk eshte pjese e moralit tim ashtu sikurse i kultures politike te PD.

Share: