Home KRYESORE Deputetja demokrate ia nis betejës opozitare

Deputetja demokrate ia nis betejës opozitare

Deputetja e ardhshme Orjola Pampuri, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me një sërë problematikash me të cilat ndeshen përditë qytetarët e Tiranës, mbi të gjithë për mungesën e ujit dhe dritave në këto ditë të nxehta vere.

Pampuri shton se uji dhe energjia janë grabitur nga sheshi në qendër, duke i bërë të pamundur jetesën qytetarëve të thjeshtë të kryeqytetit.

“Per qytetaret e Tiranes, nuk mund te kete vetem koncerte, fasada e britma per pseudofitore pa fund. Pertej tyre hallet, papunesia e varferia, ecin me te njejtin ritem, e si te mos mjaftonin te gjitha keto, mungesa e ujit dhe e dritave ne nje pjese te madhe te lagjeve te Tiranes, e ka bere te pamundur jetesen ne keto dite te nxehta vere.

E gjitha kjo per te justifikuar suksesin e deshtuar te sheshit pervelues, i cili duhet te grabise nate e dite ujin dhe energjine e qytetareve te thjeshte, duke ia bere te pamundur jeten ne kete vend tashme fasadash.”, shkruan Pampuri. /360grade.al/

Share: