Nga Darling Ismail Vlora
Marr shkas të shkruaj diçka për Familjen e Ismail Qemalit, për djemtë dhe vajzat e tij, veçanërisht duke u ndalur në dy prej tyre, jo vetëm thjesht për të treguar një aspekt të panjohur të jetës së tij, por ngaqë historia jonë(në këtë rast historia e Atij që Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e një populli të tërë, Atij që sakrifikoi gjithshka për Atdheun), është shkruar dhe vazhdon të shkruhet shtrembër, një paradoks i paparë, kur vendi po i afrohet 100 vjetorit të Pavarësisë!!! Në ndonjë rast shkruhet shtrembër, për mosdije; në ndonjë rast qëllimisht. Rrallë ndodh në histori që kur shkruhet për një figurë historike të përmendet pak ose aspak familja e tij. Përkundrazi, historianët «gërrmojnë» edhe në skutat më të thella për të hedhur dritë mbi paraardhësit dhe pasardhësit e një figure historike. Me Ismail Qemalin historiografia jonë veproi krejt ndryshe. Për familjen e tij as qëu fol ndonjëherë!!! Por nëse atëhere historiografia ishte kthyer në një instrument, në shërbim të regjimit në fuqi, po sot? Përse «historianët» nuk e shkruajnë historinë e Njeriut të Pavarësisë, Atij që u krijoi shtetin?