Home KRYESORE E ardhmja e PD eshte e rendesishme jo vetem per demokratet por...

E ardhmja e PD eshte e rendesishme jo vetem per demokratet por per gjithe shoqerine shqiptare.

Nga Fatbardh Kadilli

Dilemat e bashkimit dhe e ardhmja e PD

Historia politike e PD ka me nje denduri te pangjashme momente te hapjes dhe mbylljes. Retorika e aktivisteve politik demokrat te cdo niveli ka inflacionin me te larte te fjaleve qe sherbejne per te penguar apo veshur konceptet politike perjashtim dhe hapje.

Kete te dyten e gjen ne cdo fjalim te dikujt qe reket te thote dicka me mend kur flet per proceset e PD.

Pse? Si ka mundesi qe nje force politike qe lindi si nie levizje qe nenkupton pak rregulla, pak disipline, e qe pjestaret e te ciles pikerisht per keto edhe mburen, pra si ndodhi qe e gjen veten shpesh ne nevojen per t’u hapur? Kush e mbyll?

Nje tipar i pare i pjestareve qe nisen levizjen qe krijoi dhe mbajti te gjalle PD ishte dhe mbetet vetedija e kufizuar politike. Me kete kuptoi vetedijen e grupit politik me ide, besime dhe vlera te perbashketa. Rendom, ajo qe demokratet e kane si levdate, qe nuk jemi parti e rrjeshtuar, apo jemi parti elektorale eshte vetem nje vetedije e varfer politike. Ndryshe kane qene zhvillimet ne krahun e majte te politikes. Vetedija e grupit me histori dhe origjine politike, shpesh keto edhe me percaktuese se vlerat qe marin persiper te perfaqesojne, bene qe e majta te kompaktesohet menjehere pas traumes se vitit 91-92 dhe te qendroje e tille edhe perkunder zhvillimeve fragmentuese.

Per demokratet ka qene dhe mbetet ndryshe. Per demokratet personaliteti i tyre, eshte thelb perjashtimi, qendrimi tekanjoz mohues dhe shpesh vetperjashtues. Por, kjo, me shume se aksidenti historik qe vjen nga fakti se ne PD u grupuan se shumti ata qe kishin si aset te formimit te tyre mosbindjen ndaj politikes zyrtare, ata qe refuzonin autoritetin e shtetit apo dhe te urdherit politik, u modelua nga sjellja e lidershipit politik te PD.

Pra, me shume se anetari i thjeshte ketu pergjegjesia e frymes dhe e periudhave, “cil e mbyll” neper te cilat ka kaluar PD i takon atyre qe e kane drejtuar. Se pari Berisha, per nje periudhe te gjate ka treguar pazotesi te madhe ne sigurimin e kushteve te bashkejeteses brenda llojit dhe te konsolidimit te kultures politike per ta pare partine si shtepia e perbashket e njerezve ndoshta me origjina te ndryshme, ndoshta me axhenda te ndryshme, por me objektiva te perbashketa. Pas gati nje dekade ndarjesh dhe perjashtimesh, Berisha u kthye nga hapja dhe pranushmeria e te ndryshimit. Por menyra si u interpretuan keto procese nga ai, krijuan traditen e marredhenjeve politike te ndertuar mbi besnikerine ndaj liderit dhe jo ndaj familjes se perbashket politike.

Edhe pse krejt ne tjeter stil, krejt me tjeter teknike interpretimi, edhe Basha nuk i shpetoi kesaj tradite. Ende flet per bashkim kur para syve tane konsumohet percarja. Ende flet per hapje te PD kur kjo fjale e ka humbur kuptimin.

Ata qe sot jane rrjeshtuar pro apo kunder Bashes percojne, per fat te keq, te njejten kulture qe beri qe PD-se si mallkim te mos i ndahen periodat “cil e mbyll”.

Sot PD ka ne pikpyetje serioze te ardhmen. Fal shqiptareve te mencur, qe perseri na votuan masivisht, PD mbetet sot ende nje parti e madhe, ndonese e tkurur ne kufijte e nje partie te mesme. Fal shqiptareve te mencur PD mbetet sot opozita, por i duhet shume pune te fitoi edhe nje here besimin e shqiptareve qe eshte ajo opozita qe projekton alternativen e nje pushteti ndryshe. Qe te behet kjo, duhet ne rradhe te pare te largohet me neveri cdo perseritje e kultures perjshtuese pavaresisht drejtimit nga vjen. Asnje sjellje perjashtuese dhe as nje e tille vetperjashtuese nuk ndihmon.

Nese socialistet dikur e paten me te lehte te rigrupohen dhe kompaktesohen fale edhe perceptimit te frikes nga pushteti i PD dhe i Berishes, sot eshte rradha e demokrateve te kuptojne se duhet te rigrupohen dhe te bashkohen qofte edhe per vetedijen e “kercenimit” qe vjen nga pushteti i pakufizuar i socialisteve dhe i Rames.

Pas humbjes rrenuese kam parjetuar si befasi inkurajuese dhe frymezuese faktin se ne dhjetra biseda me te njohur kam ndjere shqetesim edhe tek ata individe qe i njoh si kundershtare tradicional te PD. Jam ndodhur shpesh para shqetesimit te tyre se cfare po ndodh me PD. Po te jemi te vetedijshem se perfaqesojme nje aset dhe vlere te shoqerise duhet te jemi me te ndershem me veten dhe te tejkalojme kete gjendje me nje projekt te vertet bashkimi.
Kjo i takon ne rradhe te pare Bashes si njeriu qe po rikonfirmon kryesinin. Bashkimi nuk mund te jete retorike. Sa me konkrete hapat aq me i shpejte e i vertete behet. Bashkimi nuk vjen nga fraza “marre gjithe pergjegjesite e humbjes”, pa listuar cilat jane disa nga gabimet dhe pa ia dorzuar veten demokrateve qe ta gjykojne. Po keshtu, ata qe luftojne deshtimin e Bashes, apo qe edhe pretendojne, ndryshe nga une, se e kishin parashikuar kete deshtim, duhet te kishin shpallur nderkohe nje projekt bashkimi. Asnje pretendim per mohim te Bashes nuk eshte vecse nje tjeter perjashtim. Asnje perpjekje per ta nxjerre nga heshtja Berishen nuk eshte vecse nje ftese qe ai te bej te njejten gje qe beri kater vjet me pare dhe te ndikoje zgjedhjen e kryetarit te ri, per te cilen po keta njerez e quajne pergjegjes.

Ne, demokratet duhet te punojme bashke jo per te rikonfirmuar kryetarin, as per te refuzuar procesin e rikonfirmimit te kryetarit. Ne duhet te largojme kulturen e perjashtim- hapjes dhe te punojme per nje parti qe te jete me e madhe se kryetari. Per nje parti qe na mban brenda si streha e familjes sone te perbashket, te gjithkujt qe beson tek vlerat e te djathes, te gjithkujt qe eshte krenar per historine e shkurter por plot ngjarje transformuese per vendin qe kane firmen e PD.

Share: