Home KRYESORE Emrat e parë të qeverisë Rama 2, ja skema me “Superministritë” që...

Emrat e parë të qeverisë Rama 2, ja skema me “Superministritë” që përflitet në korridoret e qeverisë

Kushdo mendon se gjithë kjo kohë po përdoret për t’I dhënë kohë Edi Ramës për të bashkëbiseduar me qytetarët e për marrë mendimet e tyre, por jo.

Në kryeministri, sipas burimeve, është ngritur një grup ekspertësh e po diskutojnë një skemë të re qeverisjeje e qeverie.

Edi Rama pritet të dëgjojë disa propozime, por sipas direktivave të dhëna nga sekretari i Përgjithshëm Engjell Agaci, duket se do të ketë një shkrirje të disa ministrive.

Kështu, pretendohet të krijohet superministria e Financave që do të shkrihet me Ekonominë e Turizmin dhe në krye të saj do të jetë vetë ish-ministri I Financave dhe më par ëish-ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

I garantuar në qeveri është emri i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, madje ky i fundit fluturoi edhe në Francë për të takuar homologun për çështjen e emigrantëve. Por në korridoret kryeministrore përflitet se ministria e Brendshme do të shkrihet me ministrinë e Drejtësisë dhe do ti besohet Xhafës, I cili ka qenë edhe më parë ministër drejtësie e më vonë për dy muaj në qeverinë Rama1, ministër I Brendshëm.

Një superministri do të jetë ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban. Kanë qenë dy ministri më parë, por tani, po mendohet të shkrihet në një: Do të bien dy ministra, Panariti e Eglantina Gjermeni dhe në krye të saj do të jetë vetë deputeti Erion Braçe.

Kështu, Rama pritet të reduktojë numrin e ministrive, por edhe shkrirje të strukturave të administratës publike, shkruan newsbomb

Share: