Eni Çobani është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar dhe çdo të diel e shohim në ekranin e “Tv Klan” në rubrikën “Shihemi në gjyq”. Zonja Eni, ashtu siç të gjithë i flasin, me rolin e saj të ndërmjetësueses ka arritur të fitojë simpatinë e publikut dhe gjithnjë është përpjekur të përcjellë mesazhe në çdo seancë që organizon apo rast që trajton.
Rrjetet sociale janë një tjetër mënyrë e saj për të komunikuar me publikun. Pak orë më parë, ajo ka publikuar një foto të saj, bashkangjitur së cilës ka dashur të përcjellë te të gjithë një mesazh shumë domethënës.
“Kush nga ju të gjinisë sime e ka problem shëndetin më lejoni t’ju them vetëm diçka:
Dhurata më e madhe është shëndeti. Pasuria më e madhe është kënaqësia dhe marrëdhënia më e mirë është besimi. Të kesh shëndet të qesh fytyra e të ndrijnë sytë dhe mbushet zemra me lumturi. Ju uroj se pari shëndet, pastaj vijnë të tjerat!”- shkruan Çobani në Instagram.
Rrallëherë ndodh që zonja Eni të flasë për tema të tilla, megjithatë ajo ka dashur t’u japë një mesazh të gjitha grave që nuk ndihen komode me trupin e tyre./360grade.al/