Arbana Osmani, moderatorja e “Big Brother”, është një nga figurat më të sukseshmë të ekranit, sa i përket jetës së saj familjare ajo është e martuar dhe ka një djalë, është tepër e tërhequr dhe diskrete nga publikimet e saj familjare, ajo nuk e ka treguar deri më sot në rrjetet e saj sociale bashkëshortin apo djalin e saj. Arbana është e martuar me Ardit Kero i cili është diplomuar për financë. Arbana dhe Arditi janë bërë prindër të të voglit Joni dhe lidhja mes tyre duket e konsoliduar, madje ai është mbështetja më e madhe për prezantuesen.
Xhemi Shehu, moderatorja e Top Channel ka qenë gjithmonë e rezervuar përsa i përket familjes së saj dhe jetës bashkëshortore. Ajo shpesh herë në rrjete sociale ka postuar foton e djemve të saj, por jo me bashkëshortin e saj. Ai quhet Ervin Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë.
Alketa Vejsiu, ndonëse është një nga personazhet publikë më të njohur në Shqipëri, Alketa Vejsiu ka ditur ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private. Në internet nuk qarkullon as edhe një foto e vetme familjare e moderatres së njohur (të paktën asnjë ku të dallohen fytyrat) dhe një gjë e tillë sigurisht që ka shtuar edhe kuriozitetin e publikut për të ditur diçka më shumë, veçanërisht rreth bashkëshortit të saj. Alketa Vejsiu dhe Ardiani, biznesmeni kanë lidhur kurorë në vitin 2006 në një dasmë shumë private në periferi të Tiranës, ata kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Nicole dhe djalin Lionel.
Ilva Tare, së fundmi është mësuar se ajo nuk do të jetë më drejtore e Përgjithshme e Radio Televizionit “Ora Neës”. Gazetarja ka marrë lejen e lindjes dhe do të shkëputet për pak kohë, të paktën nga drejtimi i televizionit, duke qenë se emisionin pritet ta vijojë në muajin shtator. Gazetarja do të shijojë pushimet në pritje të fëmijës së saj, gjinia e të cilit është mësuar se është djalë. Kujtojmë që gazetarja, bashkëshorte e politikanit Eduart Selami, është nënë e një vajze me emrin Melody. Megjithëse të dy figura publiket ata janë tepër të kursyer sa ju përket fotove publike sëbashku.
Blendi Fevziu, është një nga figurat ‘e vjetra’ sa i përket eksperencës në fushën e medias. Por prej 20 vitesh ai etiketohen me siglën e “Opinion” dhe 4 herë në javë është pjesë e familjeve shqiptare duke përcjell tek ata tema nga aktualiteti. Ndryshe nga gjithë të tjerët Blendi Fevziu asnjëherë nuk është stepur dhe lirshëm e ka paraqitur familjen e tij publikisht. Së fundmi e ka shtuar “dozën” e fotove në instagram me më të voglën e shtëpisë, vajzën e tij Alis. Blendi është burri i vetëm në shtëpi. Blendi dhe bashkëshortja e tij Ines janë prindër të dy vajzave, çifti duket se ka një marrëdhënie të konsoliduar, ata janë paraqitur bashkë në eventet më të rëndësishme publike.
Rudina Xhunga, një tjetër gazetare që prej vitesh drejton emisione politike, Xhunga po ashtu ka edhe një jetë familjare të suksesshme. Është e martuar me ishzvMinistrin e Mbrojtjes Dritan Hila dhe sëbashku kanë një vajze. Pa asnjë kompleks Rudina poston foto nga festa familjare apo edhe publike me familjen e saj simpatike.
Adi Krasta, një ndër gazetarët dhe moderatorët më të dashur për publikun nuk informon rreth familjes së tij. Ai e ndan anën profesionale nga ajo private. Gruaja e tij quhet Brikena Krasta, ka qenë drejtoreshë ne Ministrinë e Kulturës dhe në profilin e saj të Facebook-ut arrin të kuptosh mbështetjen e saj karshi Krastës dhe vlerësimin që ka për artin në përgjithësi. Adi Krasta dhe Brikena kanë sebashku dy fëmijë, një vajze dhe një djalë.
Ardit Gjebrea, është i martuar prej shumë vitesh me Anila Bekon, e cila kohët e fundit veç bashkëshorte i është kthyer edhe në një nga bashkëpunëtoret më të mira në punën e tij. Ata sëbashku punojnë në Televizionin Klan për programin “E Diela Shqiptare” , ashtu siç Arditi ka një ngarkesë të madhe në ekran e publikisht, po të njëjtën ngarkesë në punë ka Anila në prapakuintë të këtij programi. Arditi dhe Anila janë prindër të dy fëmijëve, Jonit i cili jeton në Austri dhe Anës e cila shpesh herë të dielave shihet në ambientet e Tv klan pranë mamit dhe babit.
Arjan Çani, gazetari me një profil të veçantë, që prej vitesh është pjesë e ekranit me emisionin më të ndjekur “Zonë e Lirë”. Pavarësisht skenave të ndryshme, ndonjëherë edhe paksa të tepruara me femrat e ftuara në studion e tij, ai ka një jetë familjare të konsoliduar. Në një intervistë dhënë kohë më parë Enida Petro, bashkëshortja e Arjan Çanit, u shpreh se nuk e ndjen veten rivale me femrat që rrethojnë drejtuesin e “Zonës së lirë”, por ajo që e bën të ndihet mirë është se e “zgjedhura” është pikërisht ajo. Bashkë ata kanë dy fëmijë një vajzë dhe një djalë. Pavarësisht se ka folur shumë për ata në intervista, Canin vetëm paparacën kanë arrtiur ta fotografojnë me familjen e tij, ai asnjëherë nuk i ka shfaqur ata publikisht, kjo sepse sipas tij ata janë pika më e dobët.
Saimir Kodra, është prej shumë vitesh tashmë një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar, bashkë me Gentian Zenelajn ata kanë sot një nga emisionet më të përfolur dhe të ndjekur investigativ “Stop”. Vetëm pak kohë më parë Saimir tregoi për historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten Adën, të cilën pohoi se e ka njohur në ambientet e punës në kohën kur ishte ne Top Channel. Ata kanë një djalë që Saimir nuk nguron ta shfaqi të profilet e tij në rrjetet sociale.
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë një nga çiftet më të suksesshme sa i përket projekteveve televizive, por edhe në biznes. Në fakt ata nuk kanë pasur fat vetëm në punë, por edhe në jetën e tyre private. Prej vitesh janë martuar dhe janë prindër të një djali (Joel), simpatik dhe të pëlqyer nga publiku Ermali dhe Ami kanë një jetë të rregullt familjare, dy të rinj që kanë nderuar jetën e tyre vetë.
Ledion Liço, është po ashtu një nga moderatorët që mund te identifikojmë televizionin Top Channel. Prej shumë vitesh në këtë ekran Ledioni ka moderuar disa emisionin të ndryshme dhe ja ka dalë mbanë me të gjithë, por pa harruar asnjëherë jetën e tij private. Linço jeton me partneren e tij Sara Hoxha dhe djalin e tyre të vogël London Noor. Sot mediat e kanë cilësuar si një nga lidhjet më të bukura atë mes tyre, ata duket mjaft simpatik pranë njëri tjetrit dhe nuk ngurojnë ta shprehin dashurinë e tyre edhe publikisht.
Këta janë disa nga njerëzit e suksesshëm të ekranit të cilët po ashtu janë të suksesshëm edhe në marrëdhëniet e tyre familjare./ Opinion.al/