Home KRYESORE “Kam edhe burrë edhe dashnor”, shkrimtarja shqiptare i lë të gjithë me...

“Kam edhe burrë edhe dashnor”, shkrimtarja shqiptare i lë të gjithë me gojën hapur

Besa Myftiu, shkrimtare dhe artiste shqiptare ka festuar 25 vjet e martesës me bashkëshortin e saj zviceran. Por kjo nuk përbën lajm sepse Besa ka thënë diçka që i ka lënë të gjithë me gojë hapur. Ajo ka pranuar se me bashkëshortin e saj ka një marrëdhënie të hapur.

Ajo thotë se herë pas here ata bien në dashuri me të tjerë, por sërish janë bashkë dhe gëzohen apo trishtohen për historitë e njëri tjetrit. Unë dhe bashkëshorti mund të kemi jetën tonë, jetojmë në qytete të ndryshme. Pas 20 vjetësh ndryshojnë gjërat. Jemi si miq, kështu që nuk ka problem edhe nëse ndonjëri nga ne bie në dashuri me dikë tjetër.

Përkundrazi, gëzohemi për tjetrin. Unë vazhdoj ta dua, por ndryshon dashuria; është një lloj tjetër, kemi qenë 15 vjet të dashuruar. Të parat që e kuptojnë kur ai është i dashuruar me dikë tjetër, jemi unë edhe Elina. Unë jam e para, kujt do t’ia thotë tjetër ai? Ka ndodhur që herë pas here ai të ketë ndonjë lidhje dhe jam mërzitur po aq sa ai, kur është ndarë. Kur e do tjetrin, ti dëshiron që ai të jetë mirë, me kë të dojë dhe si të dojë. Ne jemi secili i lumtur në qytetin e tij.

E përse u dashka që unë të ndahem me ligj? Çfarë më ka bërë ai mua? Ne duhemi dhe rrimë si vëlla e motër. Praktikisht, kjo është ajo që u ndodh gjithë çifteve në Shqipëri, por ata nuk e thonë”,- ka thënë ajo në një intervistë për Living.

Share: