Kreu i KQZ-së, Klement Zguri deklaroi se nga sot nuk mund të kontestohet më asnjë tabelë përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme.
Sipas Zgurit, deri më tani janë tre forca politike që kanë kontestuar rezultatin.
“PDIU e ka kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Tiranë, PD për qarkun Berat dhe PS tabelën përmbledhëse të qarkut Tiranë. Tabelat për qarqet e tjera nuk mund të kontestohen më. Asnjë kërkesë nuk mund të depozitohet më për pavlefshmëri”, – tha Zguri në konferencë për shtyp nga KQZ