Home KRYESORE Kryqi kundër ESTABLISHMENTIT tani është e vetmja alternativë

Kryqi kundër ESTABLISHMENTIT tani është e vetmja alternativë

Nga Armir Shkurti

Skena politike vështirë të ketë qenë më e qartë dhe më e kopsitur se pas 22 korrikut. ESTABLISHMENTI tashmë u çimentua. Pra e gjithë politika, pushtet opozitë kontrollohet nga i njejti grusht njerëzish dhe ky grusht njerëzish, ESTABLISHMENTI kontrollon gjithë institucionet.

Opozita e vetme, teorike dhe praktike, është VOTA KUNDËR. Gjatë zhvillimeve nga 18 maji e këtej, shumë aktorë të jetës publike, aktivistë a individë të thjeshtë, pavarësisht njëri – tjetrit, artikuluan fort kryqin mbi fletën e votimit.

Aleanca Popullore këtë frymë e ktheu në kauzë politike dhe në alternativë zgjedhjeje. Për mënyrën se si u shkel ligji dhe çdo moral politik, kryetari i AP Artur Dojaka bëri disa dalje në media për t’u kërkuar shqiptarëve një kryq të madh mbi votë, duke ligjëruar në këtë formë një votë kundër ESTABLISHMENTIT.

E ngjashme, por e papërfaqësuar, ishte edhe edhe fenomeni i bojkotit të zgjedhjeve pèr kryetarin e Partisë Demokratike në 22 korrik.

Grupimi “kundër” nuk ia doli të prodhojë një kauzë të ngjashme, por në krizë totale besimi, vetvetiu anëtarësia bojkotoi masivisht farsën e votimit, duke u bashkuar organikisht me frymën ANTIESTABLISHMENT.

Siç u ngjiz në dy muaj struktura e ESTABLISHMENTIT me të gjithë politikën e sotme brenda saj, po aq vrullshëm u krijua edhe fryma KUNDËR. Jo me fjalë, por me votë! Sot, si të thuash Rama, si Basha, si Meta, është e njejta gjë.

Të gjithë janë dekonspiruar si pjestarë të së njejtës lojë. Alternativa mbetet ANTIESTABLISHMENTI. Një përfaqësim politik e “kryqit”.

Natyrisht që në këtë krizë besimi sfida për këso që ka ndërmend t’i dalë zot është e madhe. Por rezultati pozitiv është i garantuar./parrena.com

Share: