Home KRYESORE LSI i vendos kushte Veliajt. Ja cilat jane ato:c

LSI i vendos kushte Veliajt. Ja cilat jane ato:c

LSI tashmë në opozitë, ka paralajmëruar sot kryebashkiakun Veliaj për votën kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, këshilltarja e LSI-së, Erjona Xhixho tha se LSI do të bashkojë votat me PS-në në këshill për çmimin e ujit të pijshëm nëse realizohen 3 pika.

Votën tonë sot në këshillin bashkiak të Tiranës, në bazë të realizimit të këtyre pikave:

  1. Të merren masa për prerjen e lidhjeve të paligjshme që u bëhen disa bizneseve klienteliste
  2. Të përjashtohen nga rritja e çmimit të ujit të pijshëm pensionistët dhe familjet në nevojë.
  3. Të vendosen çmime diferenciale për bizneset, që tarifat të jenë të ndryshime për fabrikat dhe baret.

Sa i përkët koncesioneve të shkollave, ne jemi kundër çdo koncesioni. Nëse nuk reflektohen këto vendime, atëherë nuk e japim votën”, – tha Xhixho.

Nëse LSI bashkon votat me PD-në kundër PS-së, atëherë nisma e bashkisë nuk kalon.

Share: