Ҫështja e Amadeo Baçit dhe zonjës Lumturi Kodra ka tërhequr mjaft opinionin publik. Pas një deklarate dashurie që iu bë shkrimtarit nga një studente në ‘E diela Shqiptare’, Lumturi Kodra doli në emisionin ‘Me zemër të hapur’ duke e akuzuar publikisht atë për zhvatje parash dhe mashtrim.
Kodra tha se ai e kishte bërë të dashurohej e më pas kishte përfituar nga këto ndjenja për t’i marrë para, një skemë kjo e përdorur edhe tek gra të tjera, por shkrimtari i mohoi dhe tha se Lumturi Kodra kishte krijuar një lidhje në mendjen e saj dhe se ai nuk i kishte thënë asnjëherë ‘Ti Amo’. Konflikti i tyre po bën edhe xhiron e internetit në vend.
Por, duket se Lumturi Kodra nuk është e vetmja që është ‘marrosur’ pas tij. Në profilin e tij numërohen disa komente që i shprehin admirim dhe mirënjohje të thellë./tabloid.al