Home KRYESORE Me aksidentuan bashkeshorten dhe nuk duan te denojne fajtorin!

Me aksidentuan bashkeshorten dhe nuk duan te denojne fajtorin!

Nga Petro Luarasi

DENONI KRIMIN PER TE MBROJTUR JETEN!

Kam njoftuar se në daten 16 mars 2017, ora 12,55, 21 vjecari Rei Artan Shehu, aksidentoi para Presidences znj. Monika Luarasi, nene e dy femijeve, e cila po vuan pasojat e renda nga aksidenti (goditjen e rende ne koke, thyerjen e kembes se majte dhe gjurit) si dhe brengen qe disa individe përpiqen të mbulojnë krimin. Po sqaroj situatën per interes publik: Kemi kundërshtuar Akt ekspertimin autoteknik te z. Bashkim Misku se 1. Aksidenti ndodhi ”befasisht” ne fillim te bulevardit ( ne fakt ai ndodhi rreth 30 m nga fillimi i bulevardit) se 2. Shpejtesia e mjetit ‘’ishte’’ 51,3 km ne ore (11,23 km ne ore mbi normalen).

I kërkuam me shkrim prokurores znj. Elsa Kareci që ne riekspertim të paraqiste para 3 ekspertëve ligjore fotot e qarta te gjurmës së frenimit sipas kritereve profesionale përkatëse (foto të zmadhuara, me rezolucion të lartë dhe ndricim të ulët) sepse neve na rezultonte qartë se frenimi i automjetit nuk qe aspak 15 metra por mbi 30 metra, që nga fillimi i bulevardit, si rrjedhim edhe shpejtësia e tij mjaft më e madhe se 51 km në orë.

Per kete po bejme publike proven / foton me gjurmen perkatese qe të mos guxojë kurrkush ta tjetërsojë apo fshehë te verteten.

Monika Luarasi sot ka ditelindjen. Ne 44 vjetorin i uroj sherim te shpejte ndersa organeve te drejtesise u bej thirrje:
DENONI KRIMIN PER TE MBROJTUR JETEN!

Share: