Home KRYESORE Ministri serb vizitë në Athinë: Mirënjohje Greqisë dhe Qipros që s’e kanë...

Ministri serb vizitë në Athinë: Mirënjohje Greqisë dhe Qipros që s’e kanë njohur Kosovën

Në një vizitë që ka pasur në Athinë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është takuar me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

Ministri serb, as kësaj radhe nuk e humbi rastin që të shprehë falënderimet e tij ndaj Greqisë dhe Qipros, vende të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.

“Serbia qëndron në mënyrë të vendosur për mbrojtjen e integritetit territorial të Qipros, dhe jemi mirënjohës për Qipron dhe Greqinë për mbështetjen e ndaj shtetit serb, e sidomos kur është fjala për Kosovën”.

Ai i vlerësoi tejet lartë raportet ndërmjet Greqisë dhe Serbisë, madje grekët i quajti vëllezër.

Sipas tij politikanët, vetëm duhet të jenë zbatues të asaj se çfarë dëshiron populli.

Dy ministrat ranë dakord që një takim i tillë të zhvillohet edhe në Beograd. /360grade.al

Share: