Home KRYESORE Mjeku i njohur merr paralajmërim pasi shkruajti kundër Ramës!

Mjeku i njohur merr paralajmërim pasi shkruajti kundër Ramës!

Nga dr. Petrit Vargu

Sot mora verejtje me shkrim per shkelje te rregullores se funksionimit te Q.S.U Nene Tereza.

Sic me tha personeli protokollues dhe shperndares, letra ka shkuar sot ne mengjes, me date 10/07/2017, por eshte protokolluar sikur te jete me date 07/07/2017. Nese ndokush do te tentoje te vertetoje te kunderten duke i bere presion personelit, ky subjekt do te behet objekt studimi kriminalistik, pasi informacionet nga te gjitha anet me kane thene qe letra ka shkuar sot qe te protokollohet sikur ka shkuar diten e premte. Edhe korrierit, i cili rri ne protokoll, i eshte dhene po sot.

Besoj se e kuptoni pse ngul kembe tek ky fakt. Se shpejti do te pergatis procesin gjyqesor, por kete rradhe, per here te pare, do t’i kerkoj para per prishjen e imazhit pasi nuk i duroj dot me.

Ne momentin kur do te fitoj gjyqin, gje qe eshte e sigurte pasi akuza eshte qesharake dhe e pabazuar ne ligj, do t’ju njoftoj. Ndersa parate do t’i shkojne azilit te pleqve qe ndodhet ne minibashkine nr.1 Tirane.

Të dielën mjeku shkruajti kundër Ramës, duke ironizuar nismën e tij për ankesat për administratën. petrit vargu eshte kandiduar ne zgjedhjet e fundit ne listat e LSI per qarkun e Tiranes.

19905435 1406430819444175 1237343782353773927 n

Share: