Presidenti në ikje, Bujar Nishani deklaroi ne emisionin Perballe te Lutfi Dervishit se nuk ka asnjë qëllim për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike. Ai shtoi se nuk ka asnjë platformë apo ide për të pretenduar diçka të tillë, pavarësisht se është investuar në politikë.
Në këtë mënyrë Nishani i dha fund edhe fjalëve se mund të ishte kryetari i ardhshëm i Partisë Demokratike. Nishani përjashtoi edhe mundësinë e krijimit të një partie politike.
Edhe sikur Bujar Nishani të kishte synim karrigen e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, praktikisht do të ishte e pamundur, pasi ky i fundit e ka caktuar datën e zgjedhjeve për kryetar më 22 korrik, ndërsa Nishani largohet nga Presidenca më 24 Korrik.