Home KRYESORE Nishani: SHISH shmangu sulme terroriste në Shqipëri

Nishani: SHISH shmangu sulme terroriste në Shqipëri

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani zbulon se Shërbimi Informativ Shtetëror ka shmangur akte terroriste që mund të shkaktonin humbje të mëdha njerëzore në një intervistë dhënë për Dritan Hilën në emisionin “Arena” ai tha se kishte pasur një bashkëpunim shumë të mirë me këto shërbime.

“Shërbimi Inteligjent i vendit i cili nuk varet tek Presidenti, është pjesë e mekanizmit të ekzekutivit, por që duhet të ruaj një pavarësi tërësore nga ekzekutivi në aspektin operacional. Ne kemi pasur shumë akte të mëdha në Shqipëri që janë shpëtuar jetë masive njerëzish për shkak të funksionimit profesional dhe tërësisht jashtë ndikimit politik nga ana e Shërbimit Informativ që do ti mbeten historisë dhe ndoshta pas 50 viteve do bëhen publike” – tha Nishani.

I pyetur nëse bëhej fjalë për akte terroriste, Nishani nuk zbuloi shumë detaje por e konfirmoi këtë pistë.

“Për akte terrorizmi patjetër. Prokuroria, edhe pse unë nuk kam mbetur i kënaqur plotësisht me atë ç’ka doja unë të shikoja të Prokuroria e Shtetit shqiptar, veçanërisht në luftën e korrupsionit të niveleve të larta, por edhe të krimit të organizuar, por ka pasur le të themi një rezistencë ndaj ndërhyrjes brutale të ndërhyrjes politike që mund të kishte ndikuar për më keq në institucionin e Prokurorisë së Shtetit Shqiptar dhe në institucione të tjera. Veçanërisht në institucione financiare siç është Banka e Shqipërisë që është jo në kontrollin e Presidentit të Republikës, por për të ruajtur disa ekuilibra” – tha Nishani.

Ai akuzoi kryeministrin Rama për sulme politike dhe ndërhyrje në punët e prokurorisë./lapsi.al

Share: