Home KRYESORE “Pabesisht e rrëfyer historia jonë”

“Pabesisht e rrëfyer historia jonë”

Nga Moza Demiri

Duke shfletuar disa faqe historike të mirëseardhura të kohëve të fundit dhe të pashfletuara kurrë, lexoj rreshta trimërie e patriotizmi, i një historie që të bubërrojnë stomakun,te pa ditura deri sot, “kendova” nen zë ate çka nuk kisha ditur, belbezova atë që akoma nuk dimë, për çka jemi në të vërtetë dhe kush kanë qenë heronjtë real dhe trimeritë e tyre, martirët e kombit…. u ndjeva e verbër dhe e paditur…por bashfort e paditur…!

Ajo që prish gjithë trungun e identitetit tonë real, janë masa idiote dhe injorante e të pagdhendur ndër shekuj, pararoja e futjes së materialeve të rreshme dhe të paekzistushme, duke sfumuar ato realet, madje edhe duke i zhdukur fare.

Janë këta asgjëditun që gjithmonë kundërshtojnë mëndjendriturit, nga padituria dhe syerrësumit e verbumit, që akoma nuk po lejojnë që Historia jonë të dali nga placenta qorre, e rreme dhe e huazuar për mbijetesën e interesave të kohëve ku gjindeshin të paudhët e shtrembimeve dhe rrënimeve të kësaj historie tashmë e rrëfyer pabesisht e paburrnisht.

Tashmë ka ardhur koha të çilen dyert e të hapen kanatet e Historise sonë reale shqiptare, rishikimi i saj me njerëz të udhës e te rrëfimit të denjë historik, duke lënë pas dhe injoruar të paudhët e rrenavecët që e krjuan atë gënjeshtërisht dhe të paekzistuar kurrë…Tregime përrallash ku çuan e lanë në koma për kohë të gjatë një komb fatkeq e të trajtuar barbarisht ne psiqikën e tyre.

Rrëfimet historike të kombit tonë, të rreme, heronjë të rreme, patriotë të rreme e të ushqym ndër vite me të rremen.

Karvane rrenash historike që po i shtynë akoma drejtë një humnere rrenash e faktesh të paqarta për mos me kuptue kurrë atë çka do ishte identiteti ynë dhe krenaria jonë sot.

Populli shqiptar duhet të marrë guximin të ballafaqohet me historine e saj, tashmë atë realen dhe të heqi dorë njëherë e përgjithmonë nga rrëfimet e sistemit diktatorial komunist, e cila j’a shpëlau mendjen shqiptarit për rreth gjysëm shekulli. Edhe pse shumë e vështirë të ç’rrënjosësh perrallat e tyre rrefyer të pa ekzistuara kurrë por të sajdisura me mjeshtëri mashtruesish, pothuajse totalisht i devijuar nga filli qëndror i historis së tij!

Patriotët real te kombit janë të tjerë, kranaritë kombëtare po ashtu….çka kanë ofru rrefimet deri më sot do ti zhduki nga Historia një e ardhme qe nuk i dimë as vitin dhe as muajin…por një ditë do të ndodhi nga Burra e djelmosha të ditun ku ai fill i humbur nje dite do te kapet.

Kur historine e bejne te paudhet drejtimi i nje Kombi shkone rrakapjekthi ashtu siç ka pësuar kjo e jona deri më sot.

Share: