Home KRYESORE Patozi: PD-ja nuk është pronë e Berishës. Pres reagimin e Berishes…

Patozi: PD-ja nuk është pronë e Berishës. Pres reagimin e Berishes…

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi foli për zgjedhjet e brendshme të kësaj force politike dhe ndikimin e z. Sali Berisha.

Ylli Rakipi – Zoti Patozi, Partia Demokratike. Kjo parti që kemi ne sot, është trashëgimi e Sali Berishës, është gati pronë e tij, në konceptin tim.

Astrit Patozi – Jo pra nuk është kështu. Partia Demokratike nuk është pronë e askujt. Dhe në rast se ju mendoni që është e kundërta, unë nuk kam ça diskutoj më. Për publikun unë mund të them kaq. Partia Demokratike ka pasur shumë problem nën drejtimin e Sali Berishës, por kurrë, në këtë gradë, kurrë në këtë shkallë, siç është sot.

Dhe për këtë, jam dëshmitarë, okular dhe një njeri që i ka jetuar në vetën e parë të gjitha zhvillimet. Pa diskutim, kemi pasur probleme përpara 4 vjetësh, në garën që ju thatë mes të ndjerit Olldashi dhe zotit Basha, për të cilët unë kam mbajtur një qëndrim, të cilit nuk i heq asnjë presje, por jemi në një situatë akoma dhe më të rëndë mbas 4 vjetësh dhe kjo është sigurisht për meritë personale të zotit Basha.

Sado të thoni që zoti Berisha në hije, apo të tjera si këto, unë nuk jam i prirur që të diskutoj për hamendje…

Share: