Home KRYESORE Përse e do më partinë Basha? Nga Ndriçim Kulla

Përse e do më partinë Basha? Nga Ndriçim Kulla

SI një nga njerëzit e çadrës, por dhe si një njeri që e kam mbështetur fort dhe shumë gjatë kam një pyetje legjitime për Bashën. Pas gjithë këtyre dështimeve që kanë ndodhur në politikën e Bashës, përse e do më partinë? Tanimë nuk ka dyshim se Lulzim Basha do të shpallet fitues i garës për kryetar brenda PD-së. Pavarësisht se te fitorja e tij nuk beson askush, Basha do të jetë kryetar i partisë për katër vjetët e ardhshme deri në korrik 2021. Por të gjithë e dinë se Basha do të humbë edhe zgjedhjet lokale të vitit 2019, të cilat, ja erdhën tek pragu janë . Dhe përsëri do të vazhdoj me akuzat e tij steriotipe , se votat u blenë se … dhe do akuzoj si gjithmon kundërshtarin e tij politik Edi Ramën. Por gjithashtu , Basha do të thotë se do të vazhdojë betejën për mbrojtjen e votës së lirë. Dhe do të vinë zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 të cilat Basha do t’ i humbë përsëri, si ato të vitit 2017 madje me rezultat më të thellë.

Nuk e di se çfarë do të bëjë Basha në korrik 2021, nuk di të them nëse do të japë dorëheqjen e pakthyeshme atëherë dhe do të largohet nga politika. Por një gjë e di të sigurt, se në korrik 2021 do të jemi në një déjà vu të korrikut 2017. Këtë gjë e di Basha vetë, e dinë anëtarët dhe votuesit e shumtë të PD-së. Këtë e them për një arsye të thjeshtë se Basha, megjithëse u bë kryetar partie dhe i mbështetur pothuaj nga të gjithë, për fat të keq dhe për zhgënjim të gjithë demokratëve ai nuk u bë dot lider i provuar. Kryetari i partisë është në fund të fundit një post administrativ brenda partisë. Lideri është diçka tjetër. Lideri frymëzon. Kryetari i partisë jep urdhëra dhe pret që ato të zbatohen, pra që njerëzit t’ i binden, për shkak se ai është ulur në karrigen e zyrës së të parit të partisë. Lideri nuk ka nevojë që të japë urdhra, sepse njerëzit e ndjekin vetë atë. Liderit ndoshta i duhet të japë urdhra për t’ i larguar njerëzit nga ndonjë një ngjarje politike e keqe konfliktuale.

Ka njerëz që duan të thonë se ky model i liderit iu përket shoqërive totalitare, dhe ka të bëjë me diktatorët. Jo, ka të bëjë me politikën. Në shoqëritë më demokratike, liderët më të famshëm kanë pasur një marrëdhënie të tillë me njerëzit e partisë së tyre dhe votuesit e saj. Në SHBA, vendin më demokratik në botë, për shkak se posti më i rëndësishëm politik që është ai i Presidentit, zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, kandidati fitues presidencial është një lider i modelit që kam përshkruar më lart.
Gjatë periudhës së çadrës me ndihmën e intuitës time si studiues, duke e vëzhguar Bashën nga afër, live, vura re se ai e vuante shumë faktin që nuk kishte aftësi për të qenë lider, ndryshe nga shumë deklarime të mia të mëparshme. Më vonë me ndricimin e shumë drit’hijeve për mjaft ngjarje që rrodhën kuptova se një nga qëllimet e çadrës ishte që ai të krijonte imazhin sikur ishte lider. Basha e kishte kuptuar gabim të qënët lider. Ai përpiqej të krijonte imazhin e liderit duke trashur zërin,duke imituar dike tjetër, duke bërë gjeste, duke bërë kërcënime. Pra, po të krijonte dyshimin se të gjitha këto nuk kishin lidhje me natyrën e tij, se ai nuk kishte guximin për t’ i bërë ato që thoshte. Të binte në sy që kishte frikë të madhe se po kuptohej që ai thjesht po bënte bluff.
Me marrëveshjen e 18 majit Basha e konfirmoi se nuk është lider, sepse jo vetëm u vu në rolin e vartësit të liderit të së majtës, Edi Ramës por bënte dhe veprime të cilat nuk kishin fare vazhdimësi me ato për të cilat ishte deklaruar më parë. Më vjen keq ta them, por me këtë marrëveshje Rama u konfirmua plotësisht si lider, Basha jo. Pas zgjedhjeve Basha tha se e gënjyen dhe se marrëveshjen e pranoi vetëm se iu bë presion nga ndërkombëtarët. Oh, cfar justifikimi, në mos të them cfarë gënjeshtër me bisht, por në lidhje me këtë temë dhe me cadrën vecanërisht rezervoj të drejtën e detyrueshme për mua , që në të ardhmen të shprehem më qart me një libër.

Po pse Basha nuk ia tha në mënyrë instucionale partisë së tij se kishte presione ndërkombëtare dhe t’ ua linte forumeve të partisë përgjegjësinë e marrjes së vendimit? Po pse zgjodhi rrugën e kulisave dhe klanit dhe ndoshta edhe sic përflitet edhe të familjes për ti diskutuar këto probleme dhe vendimet përkatëse? Një lider është i tillë kur nuk i nënshtrohet presionit, qoftë edhe nga miqtë se edhe ata nuk janë të pa gabueshëm , kur ai presion është në dëm të lëvizjes së tij. Rama e përgëzoi Bashën për pranimin e marrëveshjes duke thënë se vuri Shqipërinë mbi partinë. Çfarë fitoi Basha nga kjo marrëveshje përvec demit që i bëri PD-ës dhe marrdhënieve që prishi me LSI-in e cila në të ardhmen mund ti duhej shumë? Nga marrëveshja fitoi sigurisht vetëm Rama.
Të gjitha këto tregojnë se Basha nuk ka aftësi për të qenë lider, dhe as të fitojë zgjedhje, qoftë parlamentare ose lokale. Zgjedhjet e ardhshme, si ato lokale të vitit 2019, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2021, thjesht do ta konfirmojnë këtë gjë. Sepse në demokraci partitë janë formacione interesash dhe me këto humbje spektakolare që ka PD-ja dhe me këto zgjedhje të pa barabarta në parti që po bën aktualisht Basha me rivalin e tij Selamin, që në thelb janë humbje më të mëdha se edhe zgjedhjet elektorale, njerzit e arsyeshëm, për të gjetur shpresë do kërkojnë alternativa të tjera.
Atëherë lind pyetja: Përse i duhet partia Bashës që kërkon me kaq këmbëngulje që ta mbajë? Atëherë cfarë rizgjedhje kërkon Basha kur projekti i tij është refuzuar në mënyrë spektakolare?
Njerëzit e Bashës thonë si nën zë se edhe në periudhën 1997-2003 Berisha kishte humbur katër palë zgjedhje, nga të cilat dy parlamentare dhe dy lokale. Por zyrtarisht, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997 kryetar i PD-së ishte Tritan Shehu, jo Sali Berisha, që ishte President i republikës. Pra zgjedhjet e vitit 1997 teknikisht i ka humbur Tritan Shehu. Berisha si kryetar partie ka humbur vetëm zgjedhjet e vitit 2001 dhe pas tyre fitoi ato të vitit 2005. Në 2005 Berisha tha se nëse do të humbte zgjedhjet e dyta rresht, do të largohej nga politika.
Sipas tezës, se Basha ka të drejtë të humbë katër palë zgjedhje rresht, ata duan të na thonë se nuk është ndonjë tragjedi e madhe nëse Basha humb edhe zgjedhjet lokale të vitit 2019, si dhe ato parlamentare të vitit 2021. Por kështu i bie që PD të rrijë së paku 12 vjet në opozitë, ndërsa më parë ka qëndruar tetë vjet (1997-2005). Njerëzit e Bashës po thonë si nën zë se në shtator Rama do ta futë PD-në në qeveri dhe se do të ketë disa vende pune ose poste për ata që janë besnikë të Bashës. Nuk përjashtohet që Rama, pasi ka marrë të gjithë “tepsinë” në 25 qershor dhe i ka shifrat për të mbajtur tërë përgjegjësinë për të qeverisur i vetëm, t’ i japë PD-së disa thërrime nga tepsia, për ta mbajtur të lidhur pas vetes. Por një PD e tillë nuk mund të pretendojë që të jetë më as parti e madhe dhe as fituese si dikur. Duke u kënaqur një grusht besnikësh të Bashës, kjo parti do të vazhdojë të humbë e të humbë elektoratin e saj vazhdimish, duke u katandisur si jo më keq, e jo më të jetë e aftë ta rritë atë.

Shpresat e qindramijra demokratëve sot e vështrojnë PD – të varur në buzën e greminës. Atje, pikërisht atje,në buzë të humnerës qëndron ajo shpres. A do të bjerë posht, duke u rrokullisur në rrëpirat e honeve politike , të shkërmoqet në copra, apo do gjej një forc të arsyeshme ripërtëritëse të riorganizohet dhe të kthehet në një opozit shpresëdhënëse si dikur ?
Basha nuk frymëzon,nuk tërheq dot njerëz me vehte. Ai tragjikisht është provuar se ka dështuar.Ai është provuar si klanor, hakmarrës tinzarë dhe i përqëndruar qartësisht tek nepotizmi dhe oligarkia.Në thelb Basha nuk i do intelektualët dhe opinioni i rremë i një politikani të shkolluar në perëndim tashmë është përplasur plotësisht në tokë , sidomos tashti prej garës antdemokratike që ai po zhvillon sot në Partinë Demokratike .Partia Demokratike kryesisht për shkak të Lulëzim Bashës sot është më e përcarë se kurrë dhe kritikuesit e tij sot përfaqsojnë një opinion të gjërë.
Atëherë përse e do Basha partinë ? Thjesht për vehte , për klanin dhe familjen? A mos e do Basha partinë për ta shkrirë atë? A duhet të presim vitin 2021 për ta kuptuar këtë gjë?

Share: