Home KRYESORE Poezia e rebelimit dhe vetvetes

Poezia e rebelimit dhe vetvetes

Nga Kliton Nesturi

Popujt e vegjël gjithnjë nxjerrin poetë. Sado e vogël të jetë popullsia, ajo sërish e përjeton jetën mes gëzimeve dhe dhimbjeve, të bukurës dhe tragjikes, traditës dhe perspektivës. Duke qenë një popull i tillë, i vogël dhe ne hapësirë, por me histori, drama dhe tradita të mëdha, te shqiptarët vazhdimisht poezia është parë si një shpërthim i domosdoshëm për të rrëfyer e për të reflektuar. Vetëm nëpërmjet kësaj dukuria, mund të shpjegohet numri i madh i poetëve shqiptarë, sidomos në këtë çerekshekullin e fundit.

Në të gjithë këtë atmosferë, mes vorbullës së emrave dhe botimeve, padyshim që janë dalluar dhe vazhdojnë të dallohen poetë të vërtetë, krijimtaria e tyre preston që të lërë gjurmë në letërsinë shqipe. Nukështë as çështje brezah, as çështje moshe apo gjinie. Letërsia është çështje kontributesh reale.

Para pak kohësh, pata fatin të lexoja vëllimin poetik “Qenia nuk banon këtu”, të Sibel Halimit. Qysh në krye të herës, të them me plot gojën se jam shumë i kënaqur që kam lexuar poezitëe botuar në këtë libër me kopertinë të thjeshtë. Nëpër faqet e këtij libri, çdo lexues, ashtu sikurse unë, ndeshet e përjeton poezi të vërteta, që rrokin tema të mprehta, të shkruara nga një intelektuale e vërtetë ku reflektohet, jeta, dhimbja dhe revolta për paradokset qëpështillen tash sa kohë në jetën shqiptare. Pikërisht, kështu e shoh unë shtratin dhe tryezën e poezive të tua, të clat kanë lindur nga djepi i historisë dhe traditave shqiptare. Pikërisht ky autoktonitet është edhe boshti i krijimtarisë së Sibel Halimit. Nga ana tjetër, stili dhe gjuha e përdorur në to, u jep këtyre poezive trajtën moderne. Në librin “Qenia nuk banon këtu”, mjaft poezi shenjohen vetvetiu për artin dhe mjeshtëinë që ato kanë. Gjithashtu, pasuria gjuhësor që autorja përdor është e admirueshme, dhe kësisoj them se ky libër, dashur pa dashur, jep edhe një kontribut gjuhësor. E vetmja vërejtje që kam, në këtë pikë, është përdorimi, në disa raste i fjalëve të huaja, të cilat edhe pse janë ndoshta pjesë e së folurës së përditëshme, nuk kanë vend në letërsi. Përdorimi i tyre nuk e bën kurrësesi poezinë që të quhet “urbane”. Gjuha shqipe, e sidomos dialekti geg, ka një pasuri të madhe leksikore. Sibel Halimi jeton në një trevë shumë të pasur gjuhësore, me fjalë që edhe nëse kanë mbetur nga tradita, ruajnë freskinë dhe modernitetin, ndaj ajo duhet vetëm që t’i qëmtojë e t’i përdorë ato.

Mama

E thjeshtë duket jeta

Në kërkim të engjujve mashtrues

Herët në natën e vonë

Sjelljet e tua të parreshtura

Nuk gjenden mama

Në kërkim të së vërtetës

Të bën të qeshësh e të qash

Mama lëri… ktheju vetes

Mulliri i kohës, bluan pa nda

Jetpje jetën tënd

Mama – “kafsha” ime primitive…

(M)Burr(avec)

Burrat e këtij vendi kor janë

Zëri i tyre buçet dhomave ku nanat fëmijtë n’gji i

Mbajnë

Burrat e këtij vendi i thonë vetes të tillë

Ulur i thurin ditirambe  seksit të vet

Gratë ndër shtëpi

Etikën mbulojnë me çarçaf

Burrat e këtij vendi politikën peng e mbajnë

Ne pushtuam këmishat e tyre bilur

I përcollëm si të ishte përshëndetja e fundit

Burrat tanë pushtuan ndjenja e kënaqësi

Si në harem jetojnë

Ne mbetemi vargje

Klithma e vajit nën çati

Burrat tanë pushtuan fjalën

Klithmat e vajit ia falim ne

Burrat nuk qajnë por këndojnë

Të ligësht nuk janë si ne

Burrat janë koka

Ne qafa

Ata u nisën… ikën

Iceberg kemi per t’u dalë.

AT-dhe

Të duash atdheun s’do të thotë

Të luftosh për të

Të duash atdheun është dhembje

Shtangim duar e këmbësh

Atdheun ta duash s’do të thotë ta pohosh dashurinë

Ta duash atdheun s’do të thotë të mos jesh

korruptuar

Atdheun ta duash s’do të thotë të vdesësh për të

Ta duash atdheun s’do t’i thotë t’i dalësh zot

Atdheun ta duash s’do të thotë t’i kthesh shpinën e

të vuash

Të duash atdheun s’do të thotë të jetosh me heronjtë

pjellë e historisë

Atdheun ta duash është t’i rrish gatitu kur tjerët

dezertojnë

Kur me krimin je sy më sy

Kur qytetit përpiqesh t’i japësh dashuri

Atdheun e do kur ngadhnjen mbi trupin e tij.

E patjetërsueshme

Humbas në krahtë e tu

E vogël s’ndjehem

Vij tek ti

Nuk shkrihem

Dashuri me ty bëj

Humbi në vete, jo në ty

Trupin ta fal

E jotja s’jam

E vetes.

Poezia e Sibel Halimit është një poezi e angazhuar, një poezi sociale, një britmë për emancipim, rebelimi ndaj hipokrizisë dhe fallsitetit, paradokseve që shoqërojnë jetën e kombeve të vegjël, si i yni. Sibel Halimi nuk është autorja e vetme që rebelohet dhe sfidon realitetin. SI ajo ka edhe mjaft të tjerë, që po qëndojnë denjësisht në letërsinë shqipe. Me shumë vëmendje i lexova edhe parathëniet dhe pasthëniet. Jam dakord me shumë fjalë të shkruara aty. Ajo që nuk bie dakord me ta, është sistemi i krahasimit. Pa përmendur emra, unë mendoj, se poezitë e tua nuk mund të krahasohen me askënd. Ato janë të mprehta, të thella, tërësisht shpërthime vullkanore e gjurmëlënëse. Mendoj se Sibel Halimi po krijon një stil sajin, një poezi sajën, shumë karkateristike, të cilën unë do ta kisha quajtur POEZIA SIBEL, e cila shumë shpejt do të jetë një pikë referimi. Si shumë autorë shqiptarë, edhe Sibel Halimi, vuan nga ngërçi i gjuhës dhe i leximit. Gjuha shqipe ka shumë pak lexues, ndaj është e domosdoshme që ajo, me poezinë e saj duhet të komunikoj edhe në gjuhë të tjera, duke rrekur sa më shumë lexues.

Share: