Home KRYESORE Presidenti Nishani në fund të mandatit, jep nënshtetësi shqiptare për 19 kinezë

Presidenti Nishani në fund të mandatit, jep nënshtetësi shqiptare për 19 kinezë

Në ditët e fundit të mandatit të tij presidencial, Bujar Nishani ka dhënë nënshtetësi shqiptare për 19 kinezë, të cilët janë biznesmenë në vendin tonë.

Mësohet se propozimi ka ardhur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Dekretet janë firmosur më 12 korrik, ndërkohë më 30 qershor Bujar Nishani firmosi nënshtetësinë shqiptare edhe për 23 shtetas turq.

Betimi i presidentit të ri, Ilir Meta do të bëhet në 24 korrik./lapsi.al

Share: