Policia e Shtetit, karabinierët dhe Guardia di Finanza, janë vënë në lëvizje në një operacion përbashkët për të luftuar fenomenin e prostitucionit dhe emigracionin e paligjshëm, të organizuar nga Policia në Caserta. Një vendim i tillë është marrë kohë më parë nga Komiteti Krahinor për Rendin dhe Sigurinë Publike.
Aktiviteti ka çuar në arrestimin e tetë shtetasve të huaj me qëndrim të paligjshëm në shtetin Italia, kryesisht nga nga Afrika e Veriut dhe Evropa Lindore. Një nga gratë e ndaluara është, me origjinë shqiptare, e cila rezulton të jetë kthyer përsëri në Itali, pasi ishte dëbuar një herë nga vendi fqinj, por sërish është dërguar për në Shqipëri.
Pas formaliteteve të zakonshme, 7 gra e mbetur u shoqëruan në C.I.E. Roma Ponte Galeria dhe priten të dëbohen nga Italia./360grade.al