Home KRYESORE Punësimet në administratë, deputeti i Vlorës i përgjigjet Ramës

Punësimet në administratë, deputeti i Vlorës i përgjigjet Ramës

Agron Shehaj, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të PD-së në Qarkun e Vlorës, ka reaguar mbi premtimet e ditëve të fundit të Kryeministrit Edi Rama, madje duke e paralajmëruar se “do ta ndjekë këmba këmbës” deri në mbajtjen e tyre. Reagimi i Shehaj erdhi një ditë pasi Edi Rama ka premtuar nisjen e një reforme në administratën publike, duke theksuar se do të përmbysë atë që Kryeministri e quan si “tepsi”. Kryeministri kërkoi dje nga të gjithë ata që duan të punojnë në administratë, që të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën [email protected].

Por deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike e ka e cilësuar këtë nisëm si mashtrim. “Çdo aplikim që do bëni në adresën shqipëriaqë[email protected] dërgojeni gjithashtu edhe në adresën [email protected] (ose më shto në Ç). Unë dhe stafi im do ndjekim procesin dhe pas 6 muajsh do verifikojmë nëse Rama e ka mbajtur premtimin!”, thuhet në reagimin e Agron Shehaj.

Komenti i plotë i deputetit Agron Shehaj

Edi Rama vërtet nuk bën për kryeministër, por s’mund ta mohojmë që është një aktor i shkëlqyer.

Në katër vite na ka mashtruar nëpërmjet Zyrave të Punës, transparenca.al, televizionit dhe statuseve në Facebook.

Ai mashtroi edhe kur premtoi 300 mijë vende pune apo shëndetësinë falas. Ndërsa sot aktroi sërish, kur iu premtoi shqiptarëve se do i merrte në punë nëse ata aplikonin në adresën [email protected]

Jam i bindur që kjo është gënjeshtra e radhës, prandaj dua që ta vërtetojmë së bashku!

Çdo aplikim që do bëni në adresën shqipëriaqë[email protected] dërgojeni gjithashtu edhe në adresën [email protected] (ose më shto në Ç).

Unë dhe stafi im do ndjekim procesin dhe pas 6 muajsh do verifikojmë nëse Rama e ka mbajtur premtimin!

Do verifikojmë sa dhe cilët ka punësuar. Do shohim nëse procesi është kryer mbi baza meritokracie, ashtu siç premton Rama.

Ka ardhur moment të ndjekim “këmbë pas këmbe” qeverinë në çdo premtim që ajo bën. Ka ardhur momenti t’i japim fund shfaqjes! /360grade.al/

Share: